Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet artikull i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Një faqe në Facebook ka shpërndarë sot (9 nëntor) një artikull me titull “I forti ju çon “të fala“ BE-së për Kosovën” (këtu) të marrë nga portali i dyshimtë “gazetafikse.info”, i publikuar me datë 8 nëntor.

Këtij artikulli i është bashkangjitur edhe fotografia e presidentit amerikan Joe Biden.

Pas verifikimit të fakteve hibrid.info ka vërtetuar se artikulli është i vjetër dhe titulli është i sajuar, që nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje flitet për politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE), por nuk ka asnjë pjesë që sqaron titullin se presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar diçka të tillë ndaj BE-së për Kosovën.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “gazetafikse.info”:

https://gazetafikse.info/2023/11/08/i-forti-ju-con-te-fala-be-se-per-kosoven/?fbclid=IwAR1YyZeMD1b_mYoETpoujc5p_9W3fs5dHw3cAYm25Js6eq77DGN52-sWTtk

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar me datë 6 mars 2021 në portalin informativ në gjuhën shqipe “indeksonline.net” (shih këtu)

Artikulli është i publikuar në rubrikën “opinion” të portalit, me titull “Biden duhet t’i ndihmoj Kosovës si dikur, BE-ja po punon kundër tyre”, duke treguar poshtë titullit autorin e tekstit.

Kur artikulli është i publikuar në rubrikën “opinion”, kjo nënkupton se ato janë mendime dhe opinione të autorit të tekstit dhe jo domosdoshmërisht fakte të kryera.


Gjatë kërkimeve, është gjetur edhe artikulli origjinal i publikuar në gjuhën angleze në mediumin “newsweek.com” me datë 4 mars 2021 nga autori Ivan Sascha Sheehan. (shih këtu)


Analiza:

Një portal i dyshimtë ka publikuar një artikull me titull “I forti ju çon “të fala“ BE-së për Kosovën”, duke i bashkangjitur imazhin e presidentit amerikan Joe Biden.

Pas verifikimit të fakteve është gjetur se titulli është dezinformues dhe se përmbajtja tregon për politikat e zhvillimit mes SHBA-ve dhe BE-së dhe jo se çfarë ka thënë Biden për Bashkimin Evropian. Ky artikull është i vjetër (2021) dhe është një opinion i shkruar në mediumin “neësëeek.com”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere