Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me punësim në Gjermani, me titull të sajuar “Nxitoni Gjermania kërkon punëtorë: Paga Paga 8mijë Euro Dhe Banesa E Paguar!!”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër i cili u botua në prill të vitit 2018, lidhur me një kërkesë për punëtorë, të bërë nga kompania që menaxhon Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani (Fraport).


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “cmd.trendliveg24.com”:

https://cmd.trendliveg24.com/2022/05/01/n%cf%87itoni-gjermania-kerkone-punetore-paga-8mije-euro-dhe-banesa-e-paguar/?fbclid=IwAR3d3aiaVLe1EWEyAEweBcZ92cwLG_EAHxFRkeCX13RhU7MnpxsN5iSPNtw

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale, i përkthyer nga “zëri.info”, i cili gjithashtu nuk kishte dhënë shumë detaje rreth kërkesës për punësim nga “Fraport”. (shih këtu)


Artikullin autentik të publikuar në kohë reale(18 prill 2018) nga disa media gjermane mund ta gjeni këtu dhe këtu.


Ky artikull është publikuar disa herë nga portale të dyshimta, e që edhe më herët është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “cmd.trendliveg24.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të sajuar.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info vlerëson se kjo përmbajtje është e vjetër dhe në disa pjesë e sajuar. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere