Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet deklaratë e rreme që pretendohet se është thënë nga Bill Clinton

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Është pretenduar se ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka dhënë deklaratë në të cilën ka thënë se është koha që SHBA-të ta marrin përsipër menaxhimin e Kosovës, pasi mjaft është mbajtur nga evropianët.

“Ua lam Europianeve Kosovèn ta menaxhojnè 20 vjet. Mjaft më.. tani është rradha jonè (Bill Clinton)” është mbishkrimi që llogaria me emrin “ferdinand.shehaj” në TikTok ia ka vënë një publikimi të bërë më 12 shtator.

Mbishkrimi i është vënë fotografisë së ish-presidentit Bill Clinton.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pretendimi se një deklaratë e tillë është dhënë nga Clintoni, nuk është i saktë.


Vegëza e publikimit të llogarisë “ferdinand.shehaj” në TikTok:

https://archive.is/vQsyo


Një deklaratë e tillë nuk mund të gjendet në asnjë burim kredibil informacioni e as nëse kërkohet në makinën online të kërkimit “Google”.

Hibrid.info ka kërkuar në “Google” me citatin e vendosur si mbishkrim (shih këtu), por edhe me fjalët “Bill Clinton flet për Kosovën” (shih këtu). Në asnjërin prej kërkimeve për javën e fundit s’ka pasur ndonjë artikull a informatë me burim kredibil.

Përpos faktit që publikimin e pretenduar nuk e gjejmë në asnjërin nga mediat kredibile, fakt tjetër që e bën jo të qëndrueshëm pretendimin, është edhe të shkruarit me gabime drejtshkrimore.


Publikimi për më shumë se 24 orë ka marrë mbi 41 mijë shikime. Ka marrë mbi 2 mijë pëlqime e 85 komente. Ndër komente vërehet se publikimi është marrë si i mirëqenë. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi se ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka thënë që Amerika ua ka lënë evropianëve menaxhimin e Kosovës për 20 vjet dhe se tani është radha e amerikanëve, është i rremë.

Hibrid.info ka verifikuar në makinën online të kërkimit “Google” dhe nuk ka mundur të gjejë një deklaratë të tillë në asnjë burim kredibil informacioni.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere