Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë Specialja.com ka publikuar artikullin me titull “Kjo është mishtorja kosovare që po shiste suxhuk me mish kali dhe qeni”.

Ky artikull i publikuar sot (2 tetor) ka titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen, meqenëse në brenda në tekst nuk flitet specifikisht për ndonjë mishtore në Kosovë, ashtu siç pretendohet përmes titullit. Gjithashtu, lajmi është i vjetër dhe jo i plotë, i cili ishte publikuar nga mediat më 19 janar të këtij viti.

Teksti origjinal i publikuar nga Specialja.com:

Kjo është mishtorja kosovare që po shiste suxhuk me mish kali dhe qeni

Në tregjet e kafshëve në Kosovë, një qytetar po pretendon se po shitet mish i kalit, i cili më pas po përpunohet për suxhuk.

Ai ka treguar se ka shitur edhe vetë kuaj të tillë, të cilët thotë se janë blerë më shumë nga mishtoret. Kosovare që po bën reklamë edhe në FB, thotë se i shet edhe kuajt e sëmurë për t’i ushqyer qentë. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/02/kjo-eshte-mishtorja-kosovare-qe-po-shiste-suxhuk-me-mish-kali-dhe-qeni/?fbclid=I%C3%ABAR2zz%C3%8B_x%C3%ABMbhjXSiutR75V%C3%ABso%C3%8B%C3%ABX3OrnOc2sxKducYHTOaA_qleHLC6cp7U


Në përmbajtje të këtij artikulli është paraqitur vetëm një pjesë e rrëfimit të një tregtari të kafshëve, i cili pretendon se në Kosovë po përdorët mishi i kuajve të sëmurë, për të prodhuar suxhuk. Ki artikull, fillimisht është publikuar si rrëfim nga gazetaexpress, në fillim të këtij viti. Ndërsa i njëjti, është marrë pjesërisht nga portali i dyshimtë “specialja.com” dhe është publikuar si lajm që i referohet kohës aktuale.

Vegëzat e artikullit të botuar nga disa media më 19 janar 2020:

https://kosovalajm.net/alarmantene-kosove-mishi-i-kalit-po-shitet-per-suxhuk/
https://frontonline.net/ndodh-ne-kosove-qytetari-nga-ferizaj-ben-biznes-me-kuaj-i-shet-per-suxhuk-dhe-per-ti-ushqyer-qente/

Analiza:

Titulli i artikullit të botuar nga Specialja.com është i rremë, pasi nuk përkon me përmbajtjen. Portali i dyshimtë “Specialja.com” dhe portale tjera të ngjashme që pretendojnë të paraqiten si media online, jo rrallë herë marrin artikuj të vjetër dhe i publikojnë ata pjesërisht. Përmes vendosjes së një titulli të sajuar, krijuesit e këtyre artikujve të rremë, mundohen ta kontekstualizojnë me ngjarjet e fundit, vetëm për t’i nxitur lexuesit që ta klikojnë atë. Artikujt e tillë mund të kategorizohen si “Lajm i rremë” dhe “Clickbait”.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere