Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Facebook largon postimin e Abazit sepse përdori foto që nuk i përshtatet ngjarjes

SHKELZEN OSMANI

Kategoritë: #Manipulim i fakteve; #Përmbajtje e pa verifikuar; #Dezinformatë

Ish zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, me datën 4 gusht ka postuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook, me mbishkrimin “Berlini si Zurich tregon fuqinë qytetare në demokraci”.

Më vonë, sipas raportimit të mediave vendore dhe atyre ndërkomëtare, i njëjti postim është larguar nga vetë kjo platformë me arsyetimin se fotografia e bashkangjitur në këtë postim, nuk i përshtatet përmbajtjes së postimit, duke e cilësuar si një “informatë të falsifikuar”, të identifikuar nga disa hulumtues (fact-checkers) të pavarur.

Postimi i Haki Abazit:

Raportimet në mediat vendore dhe ndërkombëtare rreth këtij postimi:

Në mediat vendore, postimi i Abazit është paraqitur si përpjekje për të ilustruar një protestë në Berlin, me një fotografi që nuk përputhet me ngjarjen që ky zyrtar i Vetëvendosjes ka pretenduar ta ilustrojë.

Foto e postuar, në fakt paraqet edicionin e vitit 2019 të festivalit të muzikës në rrugë të mbajtur në Zurich, Zvicër. Një lajm i tillë është publikuar edhe në media ndërkombëtare, por pa e apostrofuar emrin poseduesit të llogarisë përkatëse.

https://gazetablic.com/facebook-demanton-haki-abazin-shperndau-fake-news/

Fact check: Photo shows 2019 music event in Zurich, not coronavirus protest in Berlin

Verifikimi:

Pas një analize të detajuar nga hibrid.info del se Abazi, përmes kësaj foto, me gjasë ka dashur ta ilustrojë një protestë të mbajtur në Berlin më 1 gusht kundër masave mbrojtëse ndaj shpërndarjes së Covid-19, duke krahasuar atë me protestat të mbajtura për të njëjtën arsye në Bern më 10 maj të këtij viti.

Arsyetimi:

Dezinformatë – autori i lajmit ka publikuar një foto që nuk e vërteton njoftimin e pretenduar përmes postimit.

Përmbajtje e pa verifikuar – autori i ka shkruar përmbajtje duke mos pasur argumentime që plotësojnë atë.

Manipulim i fakteve – autori ka përdorur informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere