[email protected]
Përdoret imazh i huazuar për ta paraqitur si grua nga Shkodra që kërkon lidhje dashurie
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me pretendimin se një grua nga Shkodra me banim në Suedi, është në kërkim të një lidhje dashurie.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka gjetur imazhet e gruas që është paraqitur si shqiptare nga Shkodra.

Bazuar në këtë hulumtim, identiteti i vajzës nuk është arritur të gjendet, por që fotografia është shkëputur nga një video material e huazuar nga disa platforma online për shtije të imazheve.

Imazhi i kësaj gruaje është gjetur në platforma online për video dhe fotografi si “Shutterstock” dhe “Storyblocks.com”. (shih këtu dhe këtu)


Artikulli i sajuar se kjo grua është nga Shkodra dhe është në kërkim të një lidhje dashurie, është publikuar nga portalet e dyshimta si “og2.todaynews64.com”, “todaynews64.com”, “news27link.com”, “news.todaynews64.com”, “web.todaynews64.com” dhe “newsline69.com”.


Përveç në këto portale të dyshimta, ky artikull është postuar edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Shqiperia”, “33shi.com”, “Diaspora Sot”, “Abc News Albania”, “Mrekulli”, “Infinity Press”, “Plisi Press” dhe “LajmiClick”.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë përdorur një imazh të një gruaje të nxjerrë nga një video e publikuar në platforma online si “Shutterstock” dhe “Storyblocks.com”, me anë të së cilës kanë pretenduar rrejshëm se ajo është nga Shkodra dhe është në kërkim të një lidhe dashurie.

Se ky pretendim është i rremë, është vërtetuar pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, pasi bazuar në gjetjet online, kjo grua duket se është një “vlogere” apo person që krijon dhe ndan përmbajtje video në internet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të shpërndarë nga portalet e dyshimta si “Mashtrim”.

Share With Others