Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër, nuk ka rritje të çmimit të vajit

HIBRID

Disa portale të dyshimta dje (31 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “Rritet sërish çmimi i vajit, ja sa ka shkuar sonte”.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar më 3 prill të këtij viti.

Këto portale të dyshimta si “ingazetaa.com” dhe “live14daily.com” e kanë publikuar këtë artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesin si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta:

https://ingazetaa.com/wp/2022/07/31/rritet-serish-cmimi-i-vajit-ja-sa-ka-shkuar-sonte/?fbclid=IwAR1U5v4AOENacK4o8Ri6XreT1ZPOiEd49fpi5rZf-14g4VJu__EKA_JbkTI
https://live14daily.com/rritet-serish-cmimi-i-vajit-ja-sa-ka-shkuar-sonte/?fbclid=IwAR3VNX3XF7_epTXYKaKjPGN3svOmbXD4wUyRbzA2kcCbjeFeMcfBBCTICJE

Ky artikull i vjetër është shpërndarë dje (31 korrik) edhe nga disa faqe në Facebook si “Gazeta”, “Gazeta Reale” dhe “Lajme nga Bota”.


Pas hulumtimit të bërë përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (3 prill) nga disa media online në Kosovë, të cilat atëkohë kishin raportuar për rritje të çmimit të vajit në disa shitore. (shih këtu, këtu dhe këtu)

Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se kjo rritje e çmimit të vajit nuk është aktuale, hibrid.info ka hulumtuar lidhur me këtë çështje në ueb-faqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në kategorinë e çmimeve mesatare të artikujve, duke qartësuar se nuk ka pasur ngritje të çmimit të vajit në Kosovë. (shih këtu)

Në këtë tabelë të ASK-së, bëhet e qartë se çmimi aktual i “Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 lit” është 2.82 cent, ndërsa ky çmim nuk ka lëvizur që nga data 16 korrik. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të muajit prill lidhur me rritjen e çmimit të vajit, duke pretenduar ta paraqesin si aktual me ri-publikimin e tij më 31 korrik.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere