Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Mashtrime me kriptovaluta duke i keqpërdorur emrat e disa figurave publike në Kosovë

HIBRID

Përgatiti: Etrit Rexhepi

Shocking news! Have you heard about the tragic end of Albin Kurti” apo në shqip “Lajm tronditës! A keni dëgjuar për fundin tragjik të Albin Kurtit”. Këtë mbishkrim e mban një prej publikimeve të hasur në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqet edhe fotografia e kryeministrit Kurti. Postime të ngjashme si kjo, janë gjetur të publikuara ditën e djeshme (8 gusht) me imazhet e disa prej gazetarëve dhe politikanëve kosovarë (gazetarët Valon Syla e Vehbi Kajtazi, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kryetari i subjektit politik Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli). Hibrid.info i ka trajtuar disa nga këto përmbajtje duke i vlerësuar si mashtrime, që prapa tyre mund të fshihen qëllime financiare (shih këtu dhe këtu).

Karakteristikat e këtyre përmbajtjeve

Materialet e publikuara janë paraqitur me anë të një imazhi të klikueshëm, ku shfaqet fotografia e njërit nga personazhet publike të përmendur më lart. Fotografia ka formën e një artikulli të shkruar në portalin “KosSev.info”, me titullin në gjuhën angleze  “… didn’t know that the microphone was on, and we said goodbye to him forever” apo në gjuhën shqipe “… nuk e dinte që mikrofoni ishte ndezur dhe ne i thamë lamtumirë përgjithmonë”. Vlen të përmendet se këto postime janë gjetur në formë të sponzorizuar (reklamë) nga faqe me numër të vogël ndjekësish dhe numër relativisht të vogël të publikimeve në Facebook.

Pas klikimit të imazhit, hapet një vegëz, që paraqet një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se personazhi publik në fotografi, është paditur nga “Banka e Kosovës”, për fjalët e thëna gjatë një interviste. Tekstet janë paraqitet si imitim i ueb-faqeve të disa mediave në Kosovë (në rastin tonë Zeri.info”, “KlanKosova.tv” e “Telegrafi.com), gjë e cila mund të evidentohen edhe në bazë të domenit të këtyre ueb-faqeve, të cilat nuk i përkasin mediave në fjalë. 

Në përmbajtje të këtyre teksteve, është pretenduar për intervista fiktive të personazheve publike të apostrofuar, ku këta kanë treguar se si mund të pasuroheni, nëpërmjet një platforme të supozuar të kriptovalutave e të quajtur “Nearest Edge”. Ndonëse thuhet se intervista është fshirë, brenda artikullit paraqitet një pjesë e kësaj interviste të pretenduar. Faqja e tekstit po ashtu përmban vegëzën e ueb-faqes së platformës së supozuar, “Nearest Edge” dhe ka disa komente të rreme nga llogari inekzistente në Facebook.

Vegëza e shfaqur, pas klikimit çon te ueb-faqja me emrin e kësaj platforme. Në ueb-faqe paraqitet mundësia për regjistrim, ku mund të jepni të dhënat personale: emrin, mbiemrin, email adresën dhe numrin e telefonit. Po ashtu, imazhet e disa personazheve publike janë përdorur edhe brenda hapësirës së kësaj ueb-faqe.

Çka dihet deri më tani?

Në Kosovë, përveç akterëve të përmendur në këto publikime dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim sqarues apo informues nga institucionet kompetente në lidhje me përmbajtjet në fjalë. Hulumtimet e hibrid.info tregojnë se përmbajtje të natyrës së njëjtë kanë qarkulluar edhe në vendet e rajonit në Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Në bazë të një artikulli të “Radio Evropa e Lirë” (REL), informohet se Policia maqedonase së bashku me Europol-in dhe Interpol-in, janë në kërkim të mashtruesve me lajme të rreme për tregtimin e kriptovalutave.

REL, duke iu referuar Policisë së Maqedonisë së Veriut, kanë treguar se janë evidentuar tri platforma të supozuara të tregtimit të kriptomonedhave të quajtura “nearstedge”, “Bitapp24” dhe “Immediate codex”, të ofruara përmes disa faqeve të rreme. Sipas Policisë, kjo është pjesë e një skeme më të gjerë që synon audiencën evropiane dhe se përmbajtja e këtyre reklamave të sponsorizuara thjesht përshtatet për audiencën e vendit lokal duke përvetësuar emrat e të famshmëve vendas dhe duke ndjekur një model të ngjashëm. Gjurmë e këtyre faqeve mashtruese çojnë në adresa në Britani të Madhe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Singapor dhe kërkojnë futjen e të dhënave personale për tregtimin e kriptovalutave (shih këtu).

Hibrid.info ka gjetur ueb-faqen e platformës “Nearest Edge”, emri i së cilës shfaqet në këto përmbajtje mashtruese. Platforma në fjalë duket të jetë legale, por për shkak të disa arsyeve, në bazë të vlerësimeve të platformave për matjen e besueshmërisë së ueb-faqeve, niveli i besueshmërisë së ueb-faqes së saj, vlerësohet të jetë i ulët (shih këtu dhe këtu). Gjithashtu, nuk është gjetur asnjë reagim zyrtar nga platforma, për mashtrimet që mund të bëhen në emër të saj.

Përndryshe, Kosova ende nuk e ka të përfunduar ligjin që do të rregullonte fushën e monedhave virtuale. Në bazë të deklarimeve publike ligji do të përfshijë verifikimin e pajisjet e importuara për prodhimin e tyre, veprimtarinë e transaksioneve dhe formën e tatimit. Kuvendi i Kosovës kishte ndërmarrë nismën për hartimin e një ligji të kriptovalutave në verën e vitit 2021 (shih këtu).

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere