[email protected]
Qëndrimi i diplomacisë ruse rreth pretendimit për projektin e “Shqipërisë së Madhe” i dal plotësisht nga konteksti
shape
shape
shape

Ministria e Jashtme e Rusisë ka ngritur një shqetësim të pretenduar rreth idesë së krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie, duke pretenduar se plani për krijimin e siç shprehen, Shqipërisë së Madhe, është bërë publik në mbledhjen e 2 tetorit në Tiranë mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, saktësisht deklaratës së kryeministrit Edi Rama për heqjen e kufijve rajonal.

Në këtë komunikatë të ministrisë ruse, deklarata e kryeministrit të Shqipërisë është larguar nga konteksti real, duke e interpretuar si kërkesë të Ramës për heqje të kufirit vetëm me Kosovën dhe si përgatitje për krijimin e siç thuhet “Shqipërisë së Madhe”.

Pjesë nga komunikata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë e përkthyer në gjuhën shqipe:

Teza rreth domosdoshmërisë së ‘fshirjes së kufijve’ midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos shkaktojë shqetësim. Ne do të dëshironim t’ju kujtojmë se Kosova (dhe kjo është konfirmuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) është një pjesë integrale e Serbisë dhe një interpretim i lirë i parimit të integritetit territorial kur bëhet fjalë për një vend sovran nuk mund të kuptohet ndryshe nga sa si ndërhyrje bruto në punët e saj të brendshme.

Ekziston një përshtypje e qartë se Prishtina dhe Tirana, pavarësisht nga natyra e dyshimtë e rrezikshme e afrimit të tyre, vazhdojnë të shtyjnë vijën e Shqipërisë së Madhe pa marrë parasysh se çfarë maskojnë planet e tyre. Veprime të tilla paraqesin një rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Vegëza e komunikatës në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës:

https://www.mid.ru/en/search?p_p_id=3&p_p_lifecycle=0&p_p_state=maximized&p_p_mode=view&_3_struts_action=%2Fsearch%2Fsearch#


Pohimet e bëra në këtë komunikatë vërehet se bien ndesh me realitetin dhe asaj çfarë është thënë në mbledhjen e fundit të dy qeverive respektive.

Deklarata e kryeministrit Rama, që është shfrytëzuar si pretekst për të krijuar këtë gjykim të pretenduar nga diplomacia ruse, në fakt i referohej heqjes së kufirit Kosovë-Shqipëri në kuptimin e krijimit të një databaze doganore dhe pikave të përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, që parashihen edhe me projektin e përfolur për krijimin e zonës së njohur si “Mini-Schengen” në rajonin e Ballkanit.

Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama:

https://www.facebook.com/677761332321676/videos/340159107068381/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=700709997196463&id=138734771522


Analiza:

Kjo komunikatë e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë ka nxjerr plotësisht nga konteksti deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e fundit të dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Në bazë të analizës së fakteve të kontrolluara rezulton që kjo komunikatë nga ministria ruse përmban një “Dezinformatë” dhe, si rrjedhojë, ka keqinformuar opinionin.


Arsyetimi:

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others