Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajmi i vitit 2020 për vdekjen e vëllait të Sabri Fejzullahut me fotografi jo adekuate

FATBARDH DEMA

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (10 gusht) një artikull me titull “Shpirti po i qan, Sabri Fejzullahu humb njeriun e shpirtit: Na le shumë shpejtë”.

Në këtë artikull, portalet e dyshimta kanë vendosur një fotografi, ku paraqitet këngëtari Sabri Fejzullahu së bashku me bashkëshorten e tij.

Përmes imazhit lë të kuptohet se bëhet fjalë për bashkëshorten e tij, ndërsa në përmbajtje të artikullit, thuhet se Fejzullahu ka njoftuar për vdekjen e vëllait të tij.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi për vdekjen e vëllait të Sabri Fejzullahut është i vjetër, i vitit 2020.

Pra, portalet e dyshimta kanë publikuar artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesin si aktual, duke i vënë edhe fotografi jo adekuate.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “csnews24.com”, “aml.lukipres.info” dhe “gazetaprishtina.info”:

https://csnews24.com/2023/08/10/shpirti-po-i-qan-sabri-fejzullahu-humb-njeriun-e-shpirtit-na-le-shume-shpejte/?fbclid=IwAR0DDUzbflMuYhugu21VOmpc1KHasLWpdmACnz23_sbef_k5YrtPyeSA3UI
https://aml.lukipres.info/2023/08/10/shpirti-po-i-qan-sabri-fejzullahu-humb-njeriun-e-shpirtit-na-le-shume-shpejte/?fbclid=IwAR0W0w-Uc0iJdzyl1eqJsWkXRUFOQQMDyWJxqeuwluvNk9m4K9VuQoQ8J0A
https://gazetaprishtina.info/shpirti-po-i-qan-sabri-fejzullahu-humb-njeriun-e-shpirtit-na-le-shume-shpejte/?fbclid=IwAR0lMCZhi5ChTIKXtvrCJMSda8SeTdx-ngrnok14BUhmWyaG18h7-XMDZRM

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqet “Shqipëria”, “Lajme Fresh24” dhe “Gazeta Prishtina”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Pas verifikimit të fakteve dhe hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë lajmin e publikuar në kohë reale (gusht 2020) në disa media online. (shih këtu dhe këtu)


Fejzullahu këtë njoftim e kishte bërë edhe përmes llogarisë së tij personale në median sociale “Instagram” me datë 18 gusht 2020. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një lajm të vjetër, të vitit 2020 në lidhje me vdekjen e vëllait të këngëtarit Sabri Fejzullahu, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual.

Përveç kësaj, këto portale të dyshimta, artikullit i kanë bashkangjitur fotografi jo adekuate, në të cilën paraqitet Sabri Fejzullahu së bashku me bashkëshorten e tij.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere