Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk qartëson se për futbollistin e cilës kombëtare bëhet fjalë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Demokracia.com” ka publikuar dje (16 maj) një artikull me titull “Skandaloze, arrestohet futbollisti i kombëtares për ryshfet!”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk tregon se për futbollistin e cilës kombëtare bëhet fjalë.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Lojtari i Kombëtares së Koresë së Jugut, Son Jun-Hou, u arrestua në Kinë me dyshimin se kishte marrë para, supozohet se ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes”.

Duke pas parasysh se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se bëhet fjalë për ndonjë futbollist kosovar.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Demokracia”:

https://demokracia.com/skandaloze-arrestohet-futbollisti-i-kombetares-per-ryshfet/?fbclid=IwAR0EQUJsnYxlrY7Bv76zbU-7uZ-yV2nJGL6cVAOX-q-HfO9FReOj_V9RFvU

Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me arrestimin e futbollistit të kombëtares së Koresë së Jugut, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin britanik “Reuters”, i cili citohet në artikullin e “Demokracia.com”. (shih këtu)

Screenshot i artikullit të publikuar në “Reuters.com”


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me arrestimin e një futbollisti të kombëtares së Koresë së Jugut, por në titull nuk sqarohet se për cilën kombëtare bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se arrestimi ka të bëjë me ndonjë futbollist kosovar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere