Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet video e vjetër e zgjedhjeve në LDK

HIBRID

Faqja “Gazeta Plisi” në Facebook, më 14 mars ka shpërndarë një video me mbishkrimin “Pamje nga mbledhja për zgjedhjet e brendshme të LDK-së në Mat”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që video e publikuar të jetë bërë në një tjetër kontekst kohor. Pra kjo video, që paraqet zgjedhjet e LDK-së në lagjen Mat të Prishtinës, vërtetohet se është publikuar më 16 qershor të vitit 2019.

Megjithatë, kjo faqe e ka publikuar atë video të vjetër, duke pretenduar ta paraqesë si ngjarje aktuale, duke e ndërlidhur me zgjedhjet për kryetar të LDK-së të mbajtura të dielën që shkoi, më 14 mars.

Video e publikuar më 14 mars nga faqja “Gazeta Plisi”:

https://www.facebook.com/GPlisi/posts/333072558251341


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga disa media:

https://klankosova.tv/perleshje-fizike-ne-kuvendin-zgjedhor-te-ldk-se-ne-mat-video/


Analiza:

Faqja “Gazeta Plisi” në Facebook ka përdorur një video të vjetër të vitit 2019, ku kishte ndodhur një përleshje fizike gjatë Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mat. Kjo faqe është munduar që këtë ngjarje ta paraqesë si aktuale.

“Gazeta Plisi” numëron mbi 40 mijë pëlqime në Facebook, ndërsa në këtë video ka arritur të grumbullojë mbi 100 komente. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky postim vlerësohet si “mashtrim”.


Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere