Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Rama nuk ka thënë se “është 100% dakord me çfarëdo që thotë Vuçiq”

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull, ku në titull pretendohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se jam 100% dakord me çfarëdo që të thuash ti.

Megjithatë, pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është jo i saktë, pasi një gjë e tillë nuk gjendet në përmbajtje.

Në artikull thuhet se ishte Vuçiq ai që iu drejtua Ramës me fjalët “Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por cfarë do që të thotë 100%, cdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%”, dhe jo e kundërta, siç pretendohet në artikull.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Në samitin e Shkupit mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë nuk munguan batutat mes liderëve të re vendeve pjesëmarrëse.

E ndërsa po flisnin për lehtësitë që ofron nisma rajonale dhe kritikat për BE-në, presidenti serb, përpara se drejtuesi i forumit t’i jepte fjalën Edi Ramës, paraprakisht tha se është dakord me cfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/07/31/jam-100-dakord-me-cfaredo-qe-te-thuash-ti-o-vuciq-sepse-te-kam-mik/?fbclid=IwAR1O0utq0lM6XEHg7v0OalDcJX_RB1fC0RLfwJ1Fc2FvZzwaSo4rfAOE4ME

Ky artikull me titull të rremë u shpërnda edhe në Facebook nga faqet “Në Kohë” dhe “Specialja”, duke grumbulluar shumë komente dhe reagime të ndryshme.

Postimet në Facebook nga faqet “Në Kohë” dhe “Specialja”:

https://www.facebook.com/nekohe/posts/185314443629790

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/345567327207688

Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit autentik të publikuar nga mediumi online nga Shqipëria “abcnews.al”:

https://abcnews.al/jam-100-dakord-me-cfaredo-qe-te-thuash-ti-rama-batuta-me-vucic-njohjen-e-kosoves/


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar artikullin me deklaratat e Vuçiqit dhe Ramës, të cilit i ka vënë qëllimshëm titull të sajuar, duke pretenduar rrejshëm se kryeministri shqiptar i ka thënë presidentit serb se “Jam 100% dakord me çfarëdo që të thuash ti o Vuçiq sepse të kam mik”.

Në artikullin autentik të publikuar nga “abcnews.al” bëhet e ditur se ishte presidenti serb ai që i ka thënë Ramës se “Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por cfarë do që të thotë 100%, cdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere