[email protected]
Titujt dhe fotografitë e artikujve që mund t’i dezinformojnë lexuesit
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar artikuj, të cilëve u ka vënë tituj përgjithësues duke lënë vend për keqinformim.

Në titujt si “Vritet një gazetar” dhe “Të shtëna në aeroport, 3 të lënduar, pezullohen fluturimet”, nuk tregohet se në cilat shtete kanë ndodhur këto ngjarje. Ndërsa kjo bëhet e ditur vetëm pasi të klikosh në artikuj.

Vrasja e gazetarit ka ndodhur në shtetin e Somalisë, ndërsa ngjarja tjetër me të shtëna në aeroport ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Hartsfield-Jackson” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu, në këta artikuj janë vënë fotografi jo adekuate. Artikulli për vdekjen e gazetarit është ilustruar me një fotografi që paraqet shiritat e policisë, të cilat janë në gjuhën shqipe “SKENE KRIMI MOS KALO” dhe “SHIRITI I POLICISË MOS KALONI”.

Këta artikuj me titull përgjithësues dhe jo qartësues, fotografi jo adekuate, mund të dezinformojnë lexuesit duke i bërë të mendojnë se këto ngjarje kanë ndodhur në Kosovë, marr parasysh faktin se portali “kosova-sot.info” është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë.


Pjesë nga tekstet e artikujve të publikuar në “kosova-sot.info”:

Të shtëna në aeroport, 3 të lënduar, pezullohen fluturimet

Panik në Aeroportin Ndërkombëtar “Hartsfield-Jackson” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, pas alarmit për një sulm të armatosur, që më vonë sipas zyrtarëve rezultoi një shkrepje aksidentale e një arme zjarri.

Vritet një gazetar

Një prej gazetarëve më të njohur në Somali, Abdiaziz Mohamud mbeti viktimë e një sulmi kamikaz ndërsa darkonte në një restorant në Mogadishu.

Krtitik i grupeve ekstremiste të armatosura ishte drejtor i një radioje. Sulmi ndaj gazetarit që e thërrisnin edhe Abdiaziz Afrika u mor përsipër nga grupi Al Shahab.


Vegëzat e artikujve të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/583536/te-shtena-ne-aeroport-3-te-lenduar-pezullohen-fluturimet/

https://www.kosova-sot.info/lajme/583594/vritet-nje-gazetar/


Analiza:

Në titujt e këtyre artikujve nuk bëhet e ditur se në cilat shtete kanë ndodhur këto ngjarja, dhe duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se ngjarjet kanë të bëjnë me Kosovën.

Edhe me anë të fotografisë së vendosur në artikuj, ka tendencë të dezinfomimit të lexuesve, pasi në to shihen shiritat e policisë, në të cilat shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO” dhe “SHIRITI I POLICISË MOS KALONI”. Pra, as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes, pasi nuk qartësohet se bëhet fjalë për ngjarje në Somali dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e velrëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others