Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Artikull tërësisht i trilluar

HIBRID

Portali i dyshimtë “Lajmee.co”, ka publikuar artikullin me titull “Vjen lajmi i madh në këtë moment, erdhi data e kufijve pa test, pa karantinë, pa asgjë!”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje tërësisht të trilluar, duke mos u bazuar në asnjë fakt ekzistues apo burim informacioni.

Teksti origjinal i publikuar në Lajmee.co:

Vjen lajmi i madh në këtë moment, erdhi data e kufijve pa test, pa karantinë, pa asgjë!

Tanimë pa pikë dy shimi, po pra pa asnjë pikë dy shimii për datën e kufijve pa test, e pa karantinë e pa asgjë, sepse BE-ja na jep këtë gëzim që ta gëzojmë të gjithë njerëzimi, posaqërisht diaspora do ta gëzon këtë lajmërim dhe ata që do të punojnë në Evropë.

Pra, Bashkimi Evropian, ka mbajtur një mbledhje dhe ka vendosur që ta jep datën në kajmak, e me gjithë datë të na jep edhe këto 2 mundësi për të gjithë ata kufijë të Evropës që njerëzit dëshirojnë t’i kalojnë pa asnjë fr ikë.

Ne kemi vendosur që në këtë datë të hapen kufijttë dhe me atë datë t’i japim 2 mundësi secilit njeri që kalon kufijtë e Evropës si më parë, pasi kanë pritur shumë, tha një zyrtarë i lartë i BE-së. E kush janë ato mundësi? Më ssoni tani.

Vegëza e artikullit të botuar në Lajmee.co:

http://www.lajmee.co/vjen-lajmi-i-madh-ne-kete-moment-erdhi-data-e-kufijve-pa-test-pa-karantine-pa-asgje/?fbclid=IwAR1qU7QzMAGPhYwcWepeC0j9-GO9ZGbJ96kPPPNU6ZHAqBoASV0Ar6S3OIw


Analiza:

Pas kontrollit të fakteve dhe hulumtimit përmes makinave kërkuese të bërë nga hibrid.info, shihet se një informacion i tillë nuk ekziston në asnjë medium tjetër, duke rezultuar që ky artikull të jetë tërësisht i trilluar. Si rrjedhojë, ky artikull kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezionformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere