Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se është arrestuar i dyshuari serb për vrasjen e boksierit Besar Nimani

HIBRID

Portale informative në gjuhën shqipe si “telegrafi.com”, “botasot.info” dhe “zeri.info” kanë publikuar sot (12 mars) një artikull me titull “Serbi i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani është nga Mitrovica”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se në titull është pretenduar gabimisht se është arrestuar serbi i dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani në Gjermani.

Në përmbajtje të artikullit sqarohet se në fakt i dyshuari serb është duke u kërkuar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL) pasi i njëjti ka arritur të largohet nga shteti ku ka ndodhur vrasja.


Vegëzat e artikujve të publikuar nga “telegrafi.com”, “botasot.info” dhe “zeri.info”:

https://archive.is/PkSvJ

https://archive.is/5hwKu

https://ghostarchive.org/archive/DvH9D


Brenda këtyre artikujve, këto portale kanë cituar vëllai i boksierit të vrarë, i cili që ka dhënë një intervistë për mediumin vendor “klankosova.tv” lidhur me vrasjen e Besar Nimanit.

Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në portalin informativ “klankosova.tv”, me titull “Një serb i Mitrovicës dhe dy kurdë dyshohen për vrasjen e ish-boksierit Besar Nimani”, ku citohet edhe deklarata e vëllait të viktimës, i cili kishte thëne se të dyshuarit për vrasjen e ish-boksierit janë dy kurdë dhe një serb i Mitrovicës. (shih këtu)


Ndërsa në asnjë moment nuk ceket se të dyshuarit janë arrestuar por, që siç thuhet në artikull  “janë duke u kërkuar nga INTERPOL-i”, pasi sipas tij, “kanë arritur të largohen nga Gjermania”.


Analiza:

Disa mediume vendore në titull kanë pretenduar gabimisht se është arrestuar i dyshuari serb për vrasjen e boksierit, Besar Nimanit.

Pas verifikimit te fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se në fakt një serb i Mitrovicës dhe dy kurdë janë duke u kërkuar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL), pasi që të njëjtit janë larguar nga vendi ku ka ndodhur vrasja, në Gjermani.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë përmbajtje e vlerëson si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere