[email protected]
Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë nga data 1 mars
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se nga data 1 mars do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Hibrid.info pasi ka verifikuar faktet në këtë artikull, ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet deklarata e zëdhënësit të ZRrE-së, Petrit Pepaj, i cili për Gazetën Express, ka konfirmuar se tarifat e reja të rrymës do të llogariten nga data 9 shkurt 2022, kur dita kur hyrë në fuqi vendimi nga bordi i ZRrE-së dhe jo nga 1 marsi 2022, ashtu siç u ka propozuar kompania për furnizim KESCO.

Pra, është e vërtetë se çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë nga data 1 mars, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/prej-nga-1-marsi-ja-ndryshimi-ri-qe-do-ndodh-per-cmimet-e-rrymes/?fbclid=IwAR0uzusb2P9s2ERD91e6aDczDkKVlOVMzP1OfaUSaqs4xErwubUogiFDXNw

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebok nga faqja “Gazeta”, e cila numëron afër 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Artikullin autentik të publikuar në “Gazetaexpress.com” me deklaratën e zëdhënësit të ZRrE-së Petrit Pepaj, mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Ingazetaa.com” ka publikuar një artikull me deklaratën e zëdhënësit të ZRrE-së, Petrit Zogaj, i cili kishte konfirmuar se tarifat e reja të rrymës do të llogariten nga data 9 shkurt 2022, e jo nga data 1 mars.

Por, këtij artikulli qëllimshëm i është vënë titull i rremë me pretendimin se nga data 1 mars do të ketë ndryshim të çmimit të rrymës.

Bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others