Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht se Gjilani zhvilloi miqësore me Luksemburgun

HIBRID

Portali informativ “Inlajmi.com” ka publikuar sot (14 korrik) një artikull me titull “Mbyllet miqësorja mes Luksemburgut e Gjilanit me rezultat të barabartë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga “hibrid.info” është vërtetuar se titulli i artikullit të publikuar paraqet pretendim të pasaktë.


 Vegëza e artikullit të publikuar nga portali informativ “Inlajmi”:


Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka verifikuar se ndeshja e zhvilluar dje (13 korrik) nuk ishte ballafaqim mes Gjilanit, klub futbollistik, dhe Luksemburgut, reprezantacion nacional, si dhe nuk ishte ndeshje e karakterit miqësor.

Në bazë të të gjeturave është vërtetuar se ekipi futbollistik nga Kosova, mbrëmë zhvilloi ndeshje kundër  FC Progrès Niederkorn, skuadër futbollistike nga Luksemburgu (shih këtu) dhe përballja u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për “Europa Conference League”(shih këtu).


Analiza:

Portali informativ “Inlajmi” ka pretenduar gabimisht se Gjilani mbrëmë ka zhvilluar ndeshje miqësore me Luksemburgun.

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se klubi futbollistik është përballë me FC Progrès Niederkorn, ekip futbollistik nga Luksemburgu, në kuadër të kualifikimeve për “Europa Conference League”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere