Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Rasti i vjetër për dhunë fizike ndaj një gruaje, paraqitet si aktual

HIBRID

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar sot (2 shkurt) një fotografi me mbishkrimin “I dashuri gjerman rrah kosovaren në Prishtinë / Lexo lajmin e plote ne koment”, duke i bashkëngjitur një vegëz për të klikuar në siç thuhet aty “lajmin e plotë”.

Pas klikimit në vegëzën e dhënë në koment, hapet një artikull i vjetër i publikuar më 19 korrik të vitit 2023. (këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqja “Tringa Globale”:

https://www.facebook.com/muzikturkecom/posts/pfbid0ouwaZKTFefgpvLcsCLM1zAf7DjW3qfmVKqbvT4hmh1SbutzK2kgv6GtNc7qt3irVl


Brenda artikullit sqarohet se ky tekst është marrë nga portali informativ Zëri.info, ndërsa pas kërkimeve hibrid.info ka gjetur edhe artikullin origjinal të Zëri.info të publikuar më 19 korrik 2023. (shih këtu)

Gjithashtu, as në raportin e fundit 24 orësh nga Policia e Kosovës (2 shkurt) nuk ka raportim për një ngjarje të tillë. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Duke paraqitur një artikull të vjetër sikur aktual, një faqe në Facebook ka pretenduar për dhunë ndaj një gruaje në Prishtinë.

Hibrid.info, pas verifikimit të fakteve ka gjetur artikullin origjinal për këtë ngjarje dhe ka vërtetuar se ky rast ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar. As në raportin e fundit policor 24 orësh nuk gjendet një ngjarje e tillë.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere