Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendime të rreme për rritje të pensioneve

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në median sociale Facebook po shpërndahen përmbajtje në gjuhën shqipe që pretendojnë për rritje e shtesa të pensioneve.

Këto përmbajtje janë gjetur të publikuara më 4 dhe 11 shtator nga faqet në Facebook “Worry-free life” dhe “Fund Services”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se nuk është paraparë të ketë rritje të pensioneve për këtë vit.

Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “Worry-free life” dhe “Fund Services”.


Pas klikimit në vegëzat e ofruara në këto postime, hapet ueb-faqe, të cilave u mungon emri i institucionit, organizatës apo biznesit që përfaqëson.

Në këto ueb-faqe shfaqen disa seksione, të cilat në shumicën e rasteve, pas klikimit, dërgojnë në ueb-faqe të jashtme, por që nuk kanë të bëjnë asgjë me Qeverinë e Kosovës apo me ndonjë vendim të saj (shih këtu dhe këtu).

Hibrid.info ka kontrolluar këto ueb-faqe me anë të platformës për kredibilitetin e ueb-faqeve, “ScamDoc.com“. Sipas të dhënave të kësaj platforme, besueshmëria për këto ueb-faqe vlerësohet të jetë shumë e ulët dhe se nuk dihet se kush qëndron prapa tyre. (shih këtu dhe këtu)

Në seksionin “About” të faqes Worry-free life, nuk ka asnjë të dhënë rreth veprimtarisë së saj (shih këtu). Ndërsa në faqen tjetër Fund Services, shfaqet një adresë në shtetin e Kinës (shih këtu)

As në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, nuk ka asnjë informatë në lidhje me rritjen e pensioneve. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimet se janë rritur pensionet, janë të rreme.

Publikuesit e njoftimeve në Facebook janë të dyshimtë, ndërsa nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në burime kredibile në lidhje me rritjen e pensioneve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere