Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente Të fundit | Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë për kallëzim penal dhe kërkesë individu… Të fundit | Trumpi s’e ka kërcënuar Serbinë me bombardim për Kosovën, videot janë gjene… Të fundit | Pretendim i pabazë për ndërlidhje të Haradinajt me projekte në Beograd Të fundit | Deklaratat e përsëritura të Kurtit për gazin amerikan paraqiten në mënyrë ç… Të fundit | Ndërtimi i narrativave serbe për Kosovën përmes deklaratave të një ministre… Të fundit | Narrativa të vjetra, pretendime të reja: Si u ringjall teoria e “izraelizim… Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026
[ ARTIKULLI ]

Receta e rreme për shërimin e COVID-19

SHKELZEN OSMANI

Një recetë mjekësore e cila është shpërndarë në rrjete sociale, që tregon se si të luftohet virusi Korona, doli të ishte vetëm gënjeshtër dhe nuk është e rekomanduar nga mjekët, si ishte thënë më parë.

Në fillim kjo recetë u shpërnda me të madhe në aplikacionin WhatsApp, e më pas u bë virale nëpër rrjete sociale.

Receta thuhet se vjen nga kompania farmaceutike indiane Tata Health, në të cilën përfshihen llojet e ilaçeve të tilla si: Paracetamol, vitamina C dhe D3, B-kompleks, kapsula avulli, Betadinë për gargare të gojës, oksimetër pulsi për matjen e niveleve të oksigjenit dhe cilindra oksigjeni.

Ishte vetë kompania Tata Health, që e demantoi këtë mesazh, duke thënë se kjo recetë nuk është e krijuar nga organizata dhe është e rreme.

“Ky mesazh në lidhje me barërat mjekësore kundër COVID-19 për të cilin ju referoheni është i pa vërtetë dhe nuk është shpërndarë ose krijuar nga Tata Health. Sidoqoftë, lidhja në mesazh është e saktë dhe çon në një shërbim të ofruar nga ne”, ka shkruar zëdhënësi i Tata Health për The Logical Indian.

Vegëza e artikullit nga The Logical Indian:

https://thelogicalindian.com/fact-check/tata-health-recommendations-covid-19-whatsapp-forward-21701

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere