Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet se qytetarët e cilit shtet do të marrin paratë e bonusit

HIBRID

Portali informativ “Kosova-sot.info” sot (26 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Si do t’i marrin paratë e bonusit qytetarët?”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, duke mos e bërë të qartë se autoritetet e cilit vend kanë marrë një vendim të tillë.

Detajet e lajmit qartësohen vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se qytetarët mbi 18 vjeç që jetojnë prej së paku 183 ditë (6 muaj) në Austri, nga muaji shtator do të marrin bonus prej 500 eurosh nga shteti.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ky lajm ka të bëjë me vendin tonë.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

Si do t’i marrin paratë e bonusit qytetarët?

Cilët persona do të përfitojnë nga 500 euro? Sa para do të marrin fëmijët? Si duhet aplikuar për të marr bonusin?

Bonusi prej 500 eurosh për secilin banor mbi 18 vjeç që jeton në Austri, ishte paralajmëruar për t’u shpërndarë nga muaji tetor, por qeveria austriake vendosi që këtë bonus ta shpërndajë nga muaji shtator.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/638304/si-do-ti-marrin-parate-e-bonusit-qytetaret/?fbclid=IwAR3sya7vv9EZVReQ04dBGMu2JIc10dAtFyJ88I3F0dA_HSa4L2VV5QplpFo


Në përmbajtje të këtij artikulli të publikuar nga portali i lartcekur, është cituar portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”.

Mirëpo, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali “Albinfo.ch” ka raportuar saktë në titull se ngjarja ka të bëjë me shtetin austriak. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me shtetin e Austrisë, i cili ka vendosur që qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç t’u jap bonus prej 500 eurosh, ndërsa në titull nuk sqarohet se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere