Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Fauci është pjesë kompanisë Pfizer

HIBRID

Janë përhapur postimet në mediat sociale që pretendojnë rrejshëm se Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA (NIAID), është “pjesë e Pfizer”, kompania që ka zhvilluar një nga vaksinat COVID-19.

Pretendimi u postua në Twitter më 22 korrik nga Jonathan Feliciano, roje ekipit Buffalo të Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL) (shih versionin e arkivuar: këtu) dhe që atëherë është fshirë. Ekipi i shtypit i Feliciano nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga Reuters.

Të njëjta postime me pamje të përmbajtës së atyre të postuara në Twitter, janë shpërndarë edhe në Facebook:

https://www.facebook.com/timmy.latosek/posts/4526658410726695

https://www.facebook.com/i.liaueri/posts/885700175375306

Në postimin (cicërimën) në Twitter thuhet: “Është provuar që COVID është bërë në laborator. Duke qenë se Fauci gjithashtu si pjesë e Pfizer, njerëzit duan ta marrin vaksinën. Të trishtuar për të arritur në kuptimin që ju nuk mund t’i besoni qeverisë. #dontshootthemessenger ”.

https://www.facebook.com/timmy.latosek/posts/4526658410726695

https://www.facebook.com/i.liaueri/posts/885700175375306

Siç shpjegohet nga Reuters këtu, origjina e SARS-CoV-2 mbetet e kontestuar midis ekspertëve. Informacione të mëtejshme për këtë mund të shihen këtu.

Gjatë hulumtimit, ekipi i agjencisë britanike të lajmeve, nuk ka rritur të mbështesë pretendimin se Fauci është i përfshirë në kompaninë Pfizer (këtu).

Fauci nuk figuron as në listën e bordit të drejtorëve (këtu) e as të menaxhmentit të lartë (këtu).

Çdo pozicion i mbajtur në Pfizer ose marrëdhënie financiare me kompaninë duhet të shpaloset publikisht, sipas Aktit të Etikës në Qeveri (ethics.od.nih.gov/fd, këtu).

Gjithashtu edhe Keanna Ghazvini, bashkëpunëtore e lartë për marrëdhënie Globale të Mediave në Pfizer, konfirmoi për Reuters përmes postës elektronike se “Dr. Anthony Fauci kurrë nuk ka punuar në Pfizer”.

(Artikulli i plotë në gjuhën angleze i publikuar nga Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere