Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet deklarata e Milaim Zekës me pretendimin të paraqitet si informacion zyrtar nga NATO

HIBRID

Faqja në Facebook “KOHA E RE” ka postuar sot (5 tetor) një artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “news426media.com” me titull “NATO ka dhënë informacion: Kosova është në prag të suImit nga Serbia”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është nxjerrë nga një opinion, por pa e bërë të qartë këtë fakt, duke lënë të kuptohet se NATO ka dhënë informacion zyrtar se Kosova është në prag të një sulmi nga Serbia.

Në përmbajtje bëhet e ditur se kjo është vetëm një deklaratë e analistit Milaim Zeka të cilën e bazon, siç thekson ai, në një informacion nga një zyrtar i lartë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Ai këtë deklaratë e bëri në emisionin “Rrethi Katror” në televizionin “Top Channel”.


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “KOHA E RE” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0o5HhWP18f1EBeeM74mTy3F7pYagddjYKVqdN9mgtAzszspAr4XPuijpisHkQyLPWl&id=110278674853707


Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe gjatë muajit shtator nga disa faqe në Facebook dhe portale tjera të dyshimta, të cilat janë verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë deklaratën e Zekës të shkëputur nga emisioni “Rrethi Katror” në Top Channel. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se titulli i vendosur nga këto portale të dyshimta lë vend për keqinformim, për shkak se nuk figurojnë thonjëzat për t’u nënkuptuar se titulli është citim i dikujt. (shih këtu përshkrimin se çka është citati)


Analiza:

Faqja “KOHA E RE” në Facebook ka postuar një deklaratë të analistit Milaim Zeka, duke e vendosur atë në titull me pretendimin se NATO ka dhënë informacion se Kosova është në prag të sulmit nga Serbia.

Artikulli është publikuar nga portali i dyshimtë “news426media.com” në muajin shtator, ndërsa tani është ri postuar në Facebook nga faqja “KOHA E RE”.

Titulli i këtij artikulli vërehet qartë se është bërë në atë mënyrë që të nxis lexuesit të klikojnë artikullin, përmbajtja e së cilit paraqitet të jetë ndryshe. Për këtë arsye, ky artikull vlerësohet si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere