Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet përsëri lajmi i vjetër me pretendimin e rremë se Zvicra po kërkon punëtorë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetafikse.info” ka publikuar me datë 7 nëntor një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info dhe pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen e tij.

Ndërsa i njëjti lajm është gjetur i publikuar edhe në janar të vitit 2022.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetafikse.com”:

https://gazetafikse.info/2023/11/07/lajm-i-mire-per-shqiptaret-zvicra-po-kerkon-punetor-ne-keto-sektore/?fbclid=IwAR3udgYqIOia4-DM2B43-nomWuMc2oRBI__RD0xxCCzTMRyJ7pH3cpgfCgc

Artikulli është postuar edhe në Facebook nga faqet “Lajme Fresh24” dhe “Gazeta E Sodit” (shih këtu dhe këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave online të kërkimit dhe ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (22 janar 2022) nga mediumi online “Insajderi.org” (shih këtu).

Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe njoftimin e agjencisë së rekrutimit “JobCloud” të postuar me datë 18 janar 2022 në median sociale në Twitter (shih këtu).

Në përmbajtje gjendet njoftimi i agjencisë së rekrutimit “JobCloud”, e cila kishte njoftuar se gjatë vitit 2021 kishte 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet në Zvicër.


Një artikull të njëjtë të publikuar nga portale tjera të dyshimta, hibrid.info e kishte trajtuar edhe në raste të tjera (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Një portali i dyshimtë ka publikuar një artikull me në titullin e së cilit pretendohet se Zvicra po kërkon punëtorë në disa sektore.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër (janar 2022), i cili tregon se gjatë vitit 2021 kishte 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet në Zvicër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere