[email protected]
Fotografia nuk është e realizuar në ndonjë shkollë në Kosovë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” dje (30 gusht) ka publikuar një artikull me titull “E Turpshme: Shikoni si vishet kjo mësuese në një shkollë të Kosovës..!!”.

Në këtë artikull shihet imazhi i një femre (mësimdhënëse) e veshur në një fustan të shkurtër, që nga ky portal pretendohet se ajo fotografi është shkrepur në një shkollë të Kosovës.

Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online për kontroll faktesh – “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi nuk është realizuar në Kosovë, pasi e njëjta është gjetur në një portal lituanes, në artikullin me titull “Mësueset më të bukura, falë të cilave nxënësit nuk do të duan të humbasin mësimet”.

Ndërsa përmbajtja e artikullit të këtij portal të dyshimtë, është marrë nga portali “Telegrafi.com”, i cili në artikullin e publikuar në vitin 2015 me titull “Ja si vishen femrat ruse në shkollë! (Foto,+18)”, por që i mungojnë fotografitë. (shih këtu)

Artikulli i “Telegrafi.com” është marrë nga portal i dyshimtë “web3.lajme.icu” e më pas është ndryshuar duke pretenduar rrejshëm se fotografia është e një mësueses nga Kosova.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:

https://web3.lajme.icu/2022/08/30/e-turpshme-shikoni-si-vishet-kjo-mesuese-ne-nje-shkolle-te-kosoves-2/?fbclid=IwAR1nZjgHwKTiQcigfRefZzzT_fOJerA2d_l68BY8Tv2ZhtrxY89hCM3C8nY

Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, që numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Artikulli është publikuar edhe më herët (qershor 2022) nga portali tjetër i dyshimtë “lajmet.news336media.com”, ndërsa është shpërndarë nga faqe të ndryshme në Facebook si “Lajme Online” dhe “Gazeta e Kosovës”.


Artikullin e publikuar në portalin lituanes “Sveikauk.lt” me datë 8 shtator 2021 në të cilin gjendet fotografia e kësaj femre mund ta gjeni këtu.

Screenshot i fotografisë së artikullit të publikuar në “Sveikauk.lt”

Për ta qartësuar më shumë faktin se ky portal mban domain të Lituanisë, kjo është gjetur përmes kërkimit në “Google”, ku qartësohet se uebfaqet e regjistruar me (.lt) janë nga Lituania. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull me pretendimin e rremë se në fotografi ku shihet një femër (mësimdhënëse) e veshur me fustan të shkurtë është e një mësueses në një shkollë të Kosovës.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar në një portal lituanes në artikullin me titull “Mësueset më të bukura, falë të cilave nxënësit nuk do të duan të humbasin mësimet”.

Pra, fotografia nuk është realizuar në ambientet e ndonjë shkolle në Kosovë. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others