Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh… Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për redukimin e masave të lëvizjes, bazohet në një dokument të dhjetorit

HIBRID

Mediat në Kosovë kanë publikuar dje (14 janar) një artikull përmes së cilit pretendojnë se do të ketë lehtësim të masave të lëvizjes. Këtë pretendim, mediat e arsyetojnë më një dokument zyrtar të publikuar të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), në të cilën paraqiten detaje rreth lehtësimit të masave.

Mirëpo, përmes kontrollit të fakteve, është vërejtur se ky dokument, propozimi i MSh-së, nuk i referohet kohës aktuale.  Në dokumentin e siguruar nga portali “Telegrafi.com” shkruan se masat e propozuara do të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor e vitit të kaluar, pra pak para festave të fund-vitit.

Një lëshim i tillë u vërjetë edhe nga lexuesit. Pas komenteve të bëra në postimin e këtij shkrimi në faqen e Telegrafit në Facebook rreth çështjes së datës, redaksia shihet se e ka fshirë pjesën e fundit të dokumentit, ku paraqitet data.

Por përkundër kësaj, komentuesit kanë arritur ta ruajnë imazhin e më hershëm të dokumentit, përkatësisht pjesën e datës, dhe e kanë postuar në komente.

Pjesa e dokumentit e publikuar fillimisht nga Telegrafi.com, në të cilën shihet data 23.12.2020:


Gjithashtu, në këtë artikull të Telegrafi.com, por edhe të mediave tjera rreth reduktimit të masave, jepen të dhëna dhe detaje për zgjatjen e orarit për lëvizje dhe afarizëm, por në asnjë rast nuk është përmendur data e prezantimit të këtij propozimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe as shqyrtimi i tij nga Kryeministri. Përpos tjerash, në artikull nuk flitet as për datën se kur do të hyjnë në fuqi masat e rejat të propozuara nga Qeveria e Kosovës.

Vegëzat e artikullit të publikuar nga Telegrafi.com:

https://telegrafi.com/qeveria-prezanton-masat-e-reja-anti-covid-19/?fbclid=IwAR3SaFnSrYXMWLHOnbnHehB6dqKDzY6OW4_E5Ep4xuu69aXK6gNm72WNC3o

Siç duket, ky propozim i MSH-së është nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, për të hyrë në fuqi më 23 dhjetor të vitit të kaluar, por është prolonguar për arsye që nuk janë bërë publike.



Analiza:

Nuk është e qartësisht e kuptueshme se përse në dokumentin e Ministrisë së Shëndetësisë së publikuar nga Telegrafi.com shkruhet se propozimi i masave të reja anti-covid do të hyjnë në fuqi më 23 dhjetor të vitit të kaluar. Gjithashtu nuk dihet arsyeja e ndërhyrjes në dokument, duke e fshirë pjesën ku ishte vendosur data. Redaksia e Telegrafi.com nuk ka dhënë sqarime për ndërhyrje në dokument.

Në të njëjtën kohë, kjo redaksi nuk e ka bërë të qartë se kur do të hyjnë në fuqi masat e propozuara. Marr parasysh këto dy dyshime, rezulton se ky artikull mund të kategorizohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere