Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Rikthehet pretendimi i rremë se Grenelli ka deklaruar se PDK-ja dhe LDK-ja i kanë shprehur gatishmëri për ndarjen e Kosovës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Nëpërmjet një publikimi në Facebook është pretenduar për një deklaratë të ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, lidhur me “ndarjen e Kosovës”.

“Richard Grenell: ‘Nuk shkova unë në zyret e PDK’së dhe të LDK’së, për t’ju thënë qe ta ndani Kosovën, por ata erdhën te zyrja ime në Berlin e me thanë se jemi gati ta ndajmë Kosovën’”, është mbishkrimi në një imazh të Grenellit, të publikuar nga faqja “Diaspora me Albinin” në Facebook.

E vërteta?

Një pretendim i ngjashëm është trajtuar edhe në të kaluarën nga hibrid.info. Në korrik, anëtari i kryesisë së partisë “Guxo”, Luan Gacaferi, e pati publikuar pretendimin në Facebook. Hibrid.info pati gjetur se reagimi i tij i ishte referuar një opinioni të publicistit Veton Surroi. Gacaferi madje pati manipuluar edhe shkrimin e Surroit, duke përmendur ndarjen e Kosovës, gjë të cilën Surroi nuk e ka theksuar, në pjesën e referuar.


Pjesa nga shkrimi i Veton Surroit:

“Donald Trump nuk u zgjua një mëngjes dhe vendosi që ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës; një numër zyrtarësh të Kosovës shkuan tek ambasadori i tij në Berlin, Richard Grenell dhe i thanë se ishin të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë.”

Mbi bazën e këtij mendimi të shprehur nga Surroi, Gacaferi shkroi një status tjetër në Facebook, ku paraqiti këtë opinion si deklaratë të ardhur nga Richard Grenell (shih këtu).

E pretendimi i faqes “Diaspora me Albinin” është i njëjtë me këtë status të Gacaferit.

Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit, “Google”, por nuk ka gjetur burime kredibile, që konfirmojnë se deklarata u dha nga ish-ambasadori amerikan (shih këtu).


Grenelli, pos që ka qenë emisar për dialogun Kosovë-Serbi në mandatin e parë të presidentit amerikan Donald Trump, ka qenë edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani.

Ditë më parë, Trump që u rizgjodh president i SHBA-së, njoftoi se Grenellin e ka përzgjedhur si të dërguar presidencial për misione speciale. (detajet)


Kontekst:

Hibrid.info ka gjetur një deklaratë të ngjashme publike nga ish-sekretari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton, i cili ishte shprehur se shkëmbimi i territoreve, ide kjo e cila diskutohej si zgjidhje përfundimtare për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte propozuar nga liderët e këtyre dy vendeve (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se ish-emisari amerikan, Richard Grenell ka thënë se zyrtarë të dy partive politike, PDK dhe LDK, i kishin shkuar në zyrë për të treguar gatishmërinë për ndarjen e Kosovës, nuk qëndron.

Hibrid.info ka gjetur se pretendimi paraqet opinion të publicistit Veton Surroit, që është paraqitur si fakt nga anëtari i Partisë “Guxo”, Luan Gacaferi, e tani ky postim i korrikut është publikuar edhe nga faqja “Diaspora me Albinin” në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin e faqes “Diaspora me Albinin” në Facebook, si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere