[email protected]
IKShPK ngatërron “përgjigje e rreptë” me “zbatim të suksesshëm”
shape
shape
shape

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka tentuar që të shtrembërojë interpretimin e një hulumtimi për menaxhimin e pandemisë nga shtetet e Evropës, të realizuar nga Universiteti i Oxford-it.

Duke u thirrur në një shkrim të publikuar nga “Euronews” i cili i referohet këtij hulumtimi, IKShPK ka publikuar në ueb-faqen e tyre përkthimin e lajmit nga gjuha angleze, duke pretenduar se “Kosova gjendet në krye të shteteve të Evropës në zbatimin e masave për parandalimin e Covid-19”

Në fakt, interpretimi i gjetjes nga ky hulumtim nga IKShPK, është i gabuar. Në edicionin online të Euronews, flitet për shtetet që aplikojnë masa më të rrepta, ku në krye të tyre, gjendet Kosova, dhe jo për zbatim të suksesshëm të masave.

Pjesë të shkrimit origjinal të Euronews:

Kosova (69.44/100) duket të jetë vendi më i rreptë në Evropë për sa i përket përgjigjes së Qeverisë ndaj pandemisë, ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë më të buta me 8.33/100 secila”.


Në përkthimin e IKShPK-së, është keqinterpretuar “përgjigje e rreptë” me “zbatim të suksesshëm”.

Publikimi i IKShPK-së:

Mirëpo, me t’i parë reagimet nga mediat dhe komuniteti në rrjetet sociale, IKShPK ka ndryshuar titullin e publikimit.

Ndryshimi i titullit të Publikimit nga IKShPK:

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3042647782529872?__xts__[0]=68.ARD2WQlOKMyfRzf8H3afkY3pWOerXYwi4AgwxCGYZAvKIOV8cu4nSCDbdcGWcK3jPsZ-UO81_bv7o2C45uQFLLDcIbL-EchsvVHsc_crWPw4KaLb9okDGaEbJPW73eCBsa2dz7fwB8IP1PVKF7nNn4gSSi8ceyVOh1pEWfm5mYrPFrzgMACLodLWUaK68Z7HU_KXV-Khd29vWxxkUyn0SJQAQdf35nkSy-j-4U8fOyRMqoArjbJVFXP63WvgZ4O6i9ZYCQGW-rO6O_LZa1kqBJia9f3A-TKMayNuvnndX4qm7SVExbzs9h1l4i542_sMfy8rsVchQYeffD24TOrPIeqkXg&__tn__=-R

Jo me domosdo shtetet që kanë aplikuar masa të rrepta, kanë pasur sukses në menaxhimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Në hulumtimin e Universitetit të Oxford-it janë marr parasysh disa parametra, në bazë të cilave janë testuar shtetet në luftën kundër virusit Korona: Përgjigja e përgjithshme e qeverive, mbështetja ekonomike, kontrolli dhe shëndeti dhe e fundit rreptësia.

Ndërsa, sipas këtij hulumtimi, Kosova renditet e para vetëm në aspektin e rreptësisë. Ndërsa, në pyetjen e bërë nëse mbyllja është efikase në parandalimin e përhapjes së pandemisë thuhet:

“Ekziston gjithashtu një sfidë e ‘lodhjes nga mbyllja’, që prekë veçanërisht popullatat që nuk kanë burime ekonomike ose mbështetje për të mbajtur masat e distancës fizike”.

Duke u bazuar në këtë, institucionet e Kosovës dhe, në këtë rast IKShPK, përveç që pretenduan ta paraqesin këtë hulumtim, si një arritje duke e keqinterpretuar, të njëjtit nuk do të duhej ta vlerësonin edhe po të ishte e vërtet ajo çka ata pretenduan ta paraqesin. Kjo, pasi që rreptësia në masa, sipas këtij hulumtimi, nuk del të jetë edhe opsioni më i mirë.


Analiza:

Sipas hulumtimit të fakteve dhe analizës së tyre, del që IKShPK ka shpërndarë një dezinformatë tek ndjekësit në Facebook. Duke qenë se ky institucion, në këtë kohë pandemie ka rritur numrin e ndjekësve, dezinformata ka shumë gjasa të jetë shpërndarë në një audiencë shumë të gjerë.


Arsyetimi:

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others