Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen
[ ARTIKULLI ]

Rrahja e një qytetari në veri ndërlidhet pa fakte si synim për spastrim etnik

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë përmes një komunikate të lëshuar me datë 23 prill, ka pretenduar se një grup, siç i quan kjo zyrë “ekstremistë shqiptarë” kanë grabitur dhe rrahur 20-vjeçarin Petar Kostiq në Mitrovicë.

Për këtë incident, kjo zyrë ka thënë se veprimi është kryer si pasojë e “regjimit nga Prishtina zyrtare”, e “që dëshiron të kryejë një spastrim të ri etnik”.

Përveç kësaj, zyra e lartcekur e konsideron këtë incident si rastin e 500-të me motive etnike, që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit.

Hibrid.info pas kontrollit të fakteve, ka vërtetuar se ende nuk dihet se kush janë kryerësit e veprës.

Por, çka dihet deri tani në lidhje me këtë ngjarje?

Në raportin 24-orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës (PK) me datë 24 prill, lidhur me këtë ngjarje thuhet se një person është sulmuar me një mjet të fortë në kokë nga pesë persona të panjohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa dhe se rasti është duke u hetuar.


Vegëza e komunikatës së lëshuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://kim.gov.rs/lat/v5533.php


Pjesë nga komunikata e publikuar nga kjo zyrë, e përkthyer në shqip:

Sulmi ndaj Petar Kostiqit ishte incidenti i 500-të me motive etnike që kur Albin Kurti erdhi në pushtet

Gjegjësisht, dy netë më parë, një grup ekstremistësh shqiptarë sulmuan 20-vjeçarin Petar Kostiq në parkingun në Mitrovicë, e grabitën dhe e rrahën keq, duke e përmbyllur një seri alarmante incidentesh etnike kundër serbëve.

Të gjitha vendimet politike të Kurtit janë marrë vetëm për t’ua mjeruar jetën serbëve në Kosovë dhe Metohi, dhe retorika nxitëse nxit dhunë dhe incidente në terren, nga sulmet ndaj serbëve, objekteve të KPS-së, pronës serbe… Duke bërë, nga njëra anë, institucionale dhuna ndaj serbëve, dhe nga ana tjetër nxitja e intolerancës kombëtare që çon në sulme fizike të tilla dhe të ngjashme që kanë ndodhur në numër të madh në tre vitet e mëparshme, regjimi në Prishtinë dëshiron të kryejë një spastrim të ri etnik të serbëve të shekujve të tyre- vatra të vjetra.


Ky institucion nuk ofron të dhëna faktike për kryesit e veprës edhe pse pretendon pa bazë se veprimi u krye nga “ekstremistët shqiptarë” dhe se këto ngjarje po bëhen me qëllim nga Prishtina zyrtare, që sipas kësaj zyre cilësohet si “spastrim etnik”.


Në raportin e PK-së, thuhet se rasti është duke u hetuar se dhe ende nuk dihen kryesit e kësaj vepre. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar pa fakte se pesë persona, siç i quan ajo, “ekstremistët shqiptarë” kanë grabitur dhe rrahur një person të nacionalitetit serb, duke thënë se “regjim i Kurtit dëshiron të kryejë spastrim etnik”.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, në lidhje me këtë ngjarje sqaron se rasti është nën hetim dhe se nuk dihen kryerësit e veprës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere