Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Kredi të rreme në Facebook duke keqpërdorur kampanjat e bankave në Kosovë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Gjatë monitorimit të mediave sociale, hibrid.info ka hasur në një faqe në Facebook me emrin “Kredi Personale e Sigurt”. Kjo faqe, e krijuar më 27 mars të këtij viti, pretendon se ofron kredi të të gjitha llojeve.

Çka nuk shkon me këtë faqe?

Pas hulumtimit të përmbajtjeve të publikuara në këtë faqe, të cilat paraqiten si kampanja autentike, Hibrid.info ka vërtetuar se ato i përkasin institucioneve bankare në Kosovë. Kjo faqe i ka keqpërdorur materialet duke i hequr logot origjinale, në mënyrë që t’i paraqesë si përmbajtje të sajat.

Në përmbajtjen e publikuar dje (11 qershor), pretendohet se ofrohet mundësi për kredi deri në 15 mijë euro, me miratim brenda 24 orëve. (këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info gjeti se kjo kampanjë ishte lëshuar nga Banka NLB, me datë 19 nëntor 2024.

Faqja “Kredi Personale e Sigurt” ka marr këtë kampanjë të NLB Bankës, e më pas të njëjtës i ka larguar logot origjinale, duke e paraqitur rrejshëm si të sajën. (shih më poshtë fotografitë krahasuese)


Një tjetër postim si formë kampanje për kredi, nga po e njëjta faqe, u publikua më 24 maj. Përmes këtij postimi pretendohet se ofrohet kredi “nga 5,000 € deri në 500,000 € e me shume, me nje norme interesi prej 2%”. (këtu)

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se kjo kampanjë i përket Bankës Pro Credit në Kosovë, e publikuar me datë 7 maj.

Njejtë si përmbajtjes paraprake, edhe kësaj i është larguar logoja e Pro Credit Bankës, për t’u paraqitur rrejshëm si kampanjë e faqes “Kredi Peronale e Sigurt”. (shih më poshtë fotografitë krahasuese)

Në postimet e saj, kjo faqe ofron mundësi komunikimi vetëm përmes mesazheve në Messenger. Ajo nuk ka asnjë ueb-faqe zyrtare dhe në seksionin “About” (Për ne) mungojnë plotësisht të dhënat identifikuese.


Analiza:

Një faqe në Facebook me emrin “Kredi Personale e Sigurt”, e krijuar më 27 mars 2025, pretendon se ofron kredi të ndryshme, por pas hulumtimit është vërtetuar se ajo keqpërdor materiale të institucioneve bankare në Kosovë, duke ua hequr logot dhe i paraqet ato si përmbajtje të sajat.

Dy nga rastet e identifikuara janë kampanja të Bankës NLB dhe ProCredit Bankës, të cilat kjo faqe i ka kopjuar dhe prezantuar në mënyrë të rreme.

Përveç keqpërdorimit të përmbajtjes, faqja e lartcekur nuk ka ueb-faqe zyrtare, nuk ofron asnjë informacion në seksionin “About” dhe komunikimin e bën vetëm përmes Messenger-it, çka e bën edhe më të dyshimtë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë faqe si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere