Të fundit | Sondazhi i rremë paraqitet si i realizuar nga një televizion Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar
[ ARTIKULLI ]

Sondazhi i rremë paraqitet si i realizuar nga një televizion

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Imazhi është shkëputur nga një kronikë e transmetuar në lajmet qendrore të KTV-së.

Publikohet një imazh ku paraqiten shifra të mbështetjes qytetare për subjektet politike, bazuar në një sondazh, të cilin pretendohet ta ketë realizuar televizioni “Kohavision” (KTV).

Përmbajtja me këtë pretendim është publikuar të mërkurën (20 maj) në Facebook, nga faqja me emrin “Mërgata me LDK-në”.

 E vërteta?

Hibrid.info gjeti se imazhi është shkëputur nga një kronikë e transmetuar në lajmet qendrore të KTV-së, ku është raportuar për rritjen e keqinformatave në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja ka marrë 670 pëlqime dhe afër 40 komente. Nga përmbajtja e disa prej komenteve mund të vlerësohet se audienca e kësaj faqeje ka gjasa ta perceptojë pretendimin si të besueshëm.


Pretendimi nga ky imazh ishte trajtuar dhe vlerësuar si “Lajm i rremë” nga hibrid.info më 11 maj (shih këtu). Përmbajtja kishte mospërputhje lidhur me numrin e të anketuarve, nuk dihej se kush e ka realizuar sondazhin, i mungonin të dhënat për metodologjinë dhe nuk ofronte asnjë burim kredibil apo dokument mbështetës.

Për shkak se kjo përmbajtje e ripublikuar përmban logon e televizionit “KTV”, hibrid.info ka hulumtuar në kanalin zyrtar të këtij televizioni në YouTube (shih këtu).

Nga përmbajtjet e publikuara, u kontrollua videoja e lajmeve qendrore të fundit (20 maj ) të transmetuara në këtë kanal televiziv (shih këtu). Ndër kronikat e transmetuara në këtë edicion lajmesh ishte edhe ajo me titull “Rriten dezinformatat gjatë zgjedhjeve, qytetarëve u kërkohet kujdes me informacionet online” (shih këtu).

Në atë kronikë, imazhi i sondazhit të pretenduar është përdorur vetëm si shembull vizual i keqinformatave që qarkullojnë në prag të zgjedhjeve dhe jo si sondazh i realizuar apo publikuar nga vetë televizioni.

Pra, nuk kemi të bëjmë me një sondazh të realizuar nga KTV, por me një imazh që është marrë nga kronika informative e këtij televzioni.


Për të gjetur nëse kemi të bëjmë me një sondazh të realizuar nga KTV, hibrid.info ka hulumtuar në uebfaqen e këtij televizioni. Në bazë të përmbajtjeve të publikuara së fundmi dhe pas kërkimit me fjalën “sondazh” brenda uebfaqes, nuk u gjet asnjë përmbajtje që do të konfirmonte ekzistencën e kësaj matjeje të opinionit publik (shih këtu dhe këtu).


Faqja në Facebook me emrin “Mërgata me LDK-në” ka mbi 8 mijë ndjekës dhe publikon përmbajtje në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Përveç kësaj, hibrid.info në disa raste ka trajtuar dhe vlerësuar përmbajtjet e publikuara në këtë faqe (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu).

Analiza:

Pretendimi se imazhi paraqet një sondazh të realizuar nga KTV është i pasaktë.

Hulumtimi i kryer nga hibrid.info në kanalin zyrtar të KTV-së në YouTube gjeti se imazhi është marrë nga një kronikë informative e transmetuar në lajmet qendrore të 20 majit, e cila trajtonte rritjen e dezinformatave gjatë zgjedhjeve në Kosovë.

Në atë kronikë, imazhi i sondazhit të pretenduar është përdorur vetëm si shembull vizual i keqinformatave të publikuara në prag të zgjedhjeve dhe jo si sondazh i realizuar apo publikuar nga vetë televizioni.

Andaj, bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen në fjalë si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere