Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Selakoviq pretendon pa fakte se “shqiptarët janë duke e planifikuar ferrin në Kosovë”  

HIBRID

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka pretenduar se “shqiptarët janë duke planifikuar ‘ferrin’ në Kosovë”.

Këtë pretendim të pa mbështetur në fakte, ky ministër serb e ka bërë sot (30 korrik), në një prononcim për media, të dhënë pas një mbledhje të partisë në pushtet atje, SNS-së.  

Por, këtë paralajmërim, Selakoviq nuk e bazon në asnjë të dhënë apo fakt dhe nuk sqaron se çfarë nënkupton me cilësimin “ferr”. Rrjedhimit, i gjithë ky aludim i tij, nuk ndërlidhet me asnjë ngjarje, ndonëse ai lë të kuptohet se po e bazon në vendimin e Qeverisë së Kosovës, të 29 qershorit, për masën reciproke me Serbinë në aspektin e targave të automjeteve dhe letërnjoftimet, që pritet të zbatohet nga 1 gushti (shih këtu).

Megjithatë, në deklaratën e tij, Selakoviq nuk zbulon asnjë arsye që ta argumentojë pretendimin e bërë.

Vegëza e deklaratës së Nikolla Selakoviq, e publikuar në mediumin serb B92:

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2022&mm=07&dd=30&nav_category=640&nav_id=2191780

Pjesë të deklaratës së Nikolla Selakovioqit të përkthyera në shqip:

 Pala shqiptare e Kosovës dhe Metohisë “fjalë për fjalë është duke përgatitur ferrin në ditët në vijim”.


Deklarata e ministrit serb Selakoviq, është publikuar nga shumë media serbe (shih këtu, këtu dhe këtu).

Analiza:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, bënë pretendim të pa argumentuar.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, bazuar në metodologjinë e punës, pretendimi i Selakoviqit vlerësohet se “Teori Konspirative”, ndërsa publikimi i kësaj deklarate nga mediat, vlerësohet si “Raportim i Njëanshëm” dhe “Përmbajtje e Pa Verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Vlerësim si “Raportim i njëanshëm” merr ai raport mediatik i cili vërehet qartë se bënë favorizim të fakteve, qëndrime dhe përfundime që përputhen me një narrativë të veçantë, shpesh duke mos respektuar rregullin e kontaktit me palën tjetër kur bëhet fjalë për pretendime që janë të dëmshme për reputacionin e dikujt ose të portretizuar nga akterë të caktuar me një qasje negative. Një nga format e raportimit të njëanshëm është paraqitja selektive e fakteve, ku theksohen fakte që mbështesin një tezë të caktuar, ndërsa faktet që nuk e konfirmojnë atë janë lënë pas dore.

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere