Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për plagosjen e zyrtarit policor dhe qytetarëve serbë në veri

HIBRID

Portali informativ “Nacionale.com” mbrëmë (31 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se një polic dhe dy qytetarë raportohet të jenë plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve në veri të vendit. Por i njëjti pretendim është hedhur poshtë nga Policia e Kosovës.

Këtë artikull, ky medium në gjuhën shqipe e kishte bërë gjatë kohës kur në veri të vendit, serbët lokalë kishin bllokuar rrugët që qojnë për në pikat kufitar Bërnjak dhe Jarinjë me barrikada, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë.

Këtë lajm, ky portal pretendon ta ketë siguruar në burime të pakonfirmuara.

Hibrid.info sjell fotografi të shkëputura nga artikulli i publikuar në Nacionale.com, pasi të njëjtit, pak kohë pas publikimit e kanë larguar atë nga portali i tyre dhe faqja në Facebook (shih këtu).

Postimi i lajmit nga Nacionale në faqen e tyre në Facebook
Publikimi i artikullit brenda portalit (ueb-faqes)
Përmbajtja e artikullit të Nacionales

Mirëpo, një gjë e tillë është demantuar menjëherë nga Policia e Kosovës. Përmes një njoftimi zyrtar, nga Policia e Kosovës kanë thënë që nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë. (shih këtu)

Pjesë nga njoftimi i Policisë së Kosovës:

Referuar informacioneve zyrtare të deritanishme, vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.


Këtë artikull me pretendim të rremë për plagosjen e një zyrtari policor dhe dy qytetarëve serbë, e kanë publikuar edhe portale tjera duke e cituar “Nacionale.com”, të cilat ende nuk e kanë fshirë atë. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “Nacionale.com” ka publikuar një artikull me pretendimin e rremë të bazuar në burime jo të sakta, se në veri të vendit janë plagosur një zyrtar policor dhe dy qytetarë serbë.

Për këtë ka reaguar Policia e Kosovës, duke e demantuar lajmin për plagosjen e personave të lartcekur. Më pas, portali “Nacionale.com” e ka fshirë nga ueb faqja këtë artikull, por i njëjti vazhdon të qarkullojë online nga portale tjera.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere