Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Influenca ruse, kineze, turke dhe iraniane në perëndim përmes dezinformimit

SHKELZEN OSMANI

Dezinformatat rreth virusit COVID-19 të publikuara nga mediat shtetërore kineze dhe ruse në Francë, Spanjë dhe Gjermani, janë duke arritur audiencë më të madhe në mediat sociale sesa lajmet për pandeminë globale, të prodhuar nga media të mëdha e vende respektive, thuhet në një studim të bërë nga Instituti i Oksfordit për Internet (OII).

Studimi i publikuar më 29 qershor të këtij viti nga OII, zbuloi se rrjeti ndërkombëtar i lajmeve ruse RT (Russia Today), ka rritur deri në pesë herë më shumë nivelin e angazhimeve (engagement) për artikuj në Tëitter dhe Facebook me raportimin rreth virusit korona në gjuhën frënge, krahasuar me të përditshmen kryesore franceze – “Le Monde”.

Ndërkohë, radio kineze “China Radio International” (CTI) ka gjeneruar katër herë më shumë angazhime (engagement) për një artikull, se sa gazeta kryesore spanjolle – “El Pais”.

“Shumë prej këtyre publikimeve, të mbështetura nga shtetet përkatëse, ndërthurin raporte me reputacion, të bazuar në fakte të rreme ose mashtruese për koronavirusin, të cilat mund të krijojnë një pasiguri të madhe në mesin e audiencës publike rreth pandemisë COVID-19”, ka thënë asistentja e studimit të OII, Katarina Rebello.

Bashkautori i studimit, drejtori i OII, Philip Hoëard, tha se së bashku me Rusinë dhe Kinën, janë edhe mediat shtetërore nga Irani dhe Turqia që po synojnë gjithashtu të arrijnë “përdoruesit francezë, gjermanë dhe spanjollë të mediave sociale franceze, përmes lajmeve mbi virusin Korona”.

Studiuesit OII zbuluan se dezinformimi ndryshonte në varësi të gjuhës dhe vendit të burimit.

Për shembull, publikimet e shpërndara nga mediat ruse rreth virusit Korona në frëngjisht dhe gjermanisht “vazhdimisht raportonin për kinse institucionet e dobëta demokratike dhe çrregullimin civil në Evropë”.

Mediat ruse dhe ato iraniane prodhuan “përmbajtje polarizuese” të destinuara për përdoruesit e mediave sociale që flasin spanjisht në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine.

Ndërsa, mediat kineze dhe turke promovuan shtetet e tyre, duke i paraqitur si “liderë botërore” në luftën kundër pandemisë. Ato kryesisht u publikuan në gjuhën spanjolle.

OII, gjatë hulumtimit, studioi publikimet nga RT dhe Sputniku rus, Rrjeti Global Televiziv i Kinës, radio kineze “China Radio International” si dhe agjencia e lajmeve kineze Xinhua, së bashku me përmbajtjet nga mediat iraniane dhe turke.

Hulumtimi u bazua në 20 publikimet më të njohura të secilit medium nga 18 maj deri më 5 qershor të këtij viti. Një studim i mëparshëm OII zbuloi se lajmet e politizuara rëndë nga disa media shtetërore nga Rusia, Kina, Irani dhe Turqia mund të kishin 10 herë ndikimin më të madh se sa mediat perëndimore të lajmeve siç mund të jetë mediumi publik britanik – “BBC”.

(Artikull i publikuar nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere