[email protected]
Stano nuk ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marr vendime të njëanshme dhe të pakoordinuara
shape
shape
shape

Media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull për reagimin e Bashkimit Evropian për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, me titull që pretendon se këta të fundit e kanë “qortuar” palën kosovare për veprime të njëanshme.

Artikujt me reagimin e BE-së, me tituj që pretendojnë se Brukseli zyrtar ka qortuar Qeverinë e Kosovës për aksion të njëanshëm, janë publikuar nga mediat “Gazetablic.com”, “Gazetaexpress.com”, “Demokracia.com” dhe “Insajderi.org”.

Ndërsa në reagimin e BE-së, i bërë nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, nuk fajësohet specifikisht Qeveria e Kosovës për veprime të njëanshme, siç pretendohet në tituj.


Vegëzat e artikujve të publikuar nga mediat:

https://insajderi.org/vjen-reagimi-i-ashper-nga-be-qorton-qeverine-qe-beri-aksion-te-njeanshem-dhe-serbet-qe-bllokuan-rruget/?fbclid=IwAR1D2057_vi3KZ8MhC9yXmfByC_h5cpH4Zceni8WWc_io_bcR6XaVXy77fc

Vjen reagimi i ashpër nga BE-qorton Qeverinë që “bëri aksion të njëanshëm” dhe serbët që bllokuan rrugët

https://demokracia.com/brukseli-qorton-qeverine-qe-beri-aksion-te-njeanshem-dhe-serbet-qe-bllokuan-rruget/?fbclid=IwAR2QihJ2–6RQQmxpJT3Yo7R44yqwbuSmrr1cOnBDg_x6BbtuEfZUMlLqe8


Në fakt, gjatë një konference për media të mbajtur në Bruksel, duke iu referuar ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, Stano ka thënë se duhet ndaluar veprimet e njëanshme e të pakoordinuara që pengojnë lëvizjen e lirë dhe rrezikojnë stabilitetin. Pra në paraqitjen e tij, Stano nuk thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ndalojë veprimet e njëanshme, siç u pretendua.

Pjesë të deklaratës së Peter Stano-s:

BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë.


Vegëza e videos së konferencës për media të BE-së e transmetuar nga EkonomiaOnline.net:


Analiza:

Pretendimi i bërë i disa mediave në gjuhën shqipe se BE ka qortuar Qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme, duke iu referuar veprimeve të fundit në veri të Kosovës, është interpretuar gabimisht.

Ndonëse zëdhënësi Peter Stano thotë se duhet ndalur veprimet e pakoordinuara dhe të njëanshme, ai nuk i referohet asnjëres palë dhe, si rrjedhojë, është e vështirë të interpretohet sikurse është bërë në titujt e mediave të trajtuara.

Bazuar në kontroll të fakteve, hibrid.info këto pretendime të bëra përmes titujve i vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others