Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Publikohen dy “Exit Poll-e” të rreme në Facebook

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar dy përmbajtje që pretendojnë të paraqesin rezultatet e exit poll-eve për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë, në ditën e zgjedhjeve parlamentare (e diel, 28 dhjetor) deri në orën 11.

Njëra përmbajtje është publikuar të nga një faqe në Facebook me emrin “Shadervani”, ndërsa tjetra u publikua nga faqja me emrin “Gazeta Premium”.

Çka nuk shkon me këto përmbajtje?

Këto përmbajtje janë publikuar para kohe, duke shkelur ligjin që ndalon shpërndarjen e rezultateve të exit poll-eve gjatë ditës së zgjedhjeve dhe përveç kësaj, nuk bazohen në burime të konfirmuara kredibile.


Çka janë exit pollet?

Exit poll-et janë sondazhe që bëhen duke intervistuar votuesit menjëherë pasi dalin nga vendvotimet. Për të parashikuar rezultatin e një zgjedhjeje në një qark të caktuar, zgjidhet një mostër e njësive më të vogla zgjedhore (si vendvotimet), dhe secilit vendvotim të përzgjedhur i caktohet të paktën një intervistues. Intervistuesi ndjek një sistem të paracaktuar (p.sh., çdo votuesin e tretë ose të pestë) dhe i jep një pyetësor për t’u plotësuar vetë nga votuesi, duke ruajtur privatësinë dhe konfidencialitetin (shih këtu).

Ligji në Kosovë

Sipas Nenit 88 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.

Neni 52 i këtij ligji, paragrafi 2, për Ndalimin e Përfshirjes në Media e përcakton se në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon njëzet e katër (24) orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.


Në disa nga televizionet në vend është paralajmëruar publikimi i rezultateve të exit poll-eve, pas orës, ku parashihet mbyllja vendvotimeve. Këto televizione kanë bërë publike edhe emrin e kompanive që do të realizojnë matjet (shih këtu dhe këtu).

Përmbajtjet e trajtuar, përveç që janë publikuar para kohe, në njërën prej tyre mungojnë të dhënat për kompaninë realizuese të matjeve, ndërsa tjetra ka përmendur një kompani amerikane me emrin “UGBA”, për të cilën, në bazë të trajtimeve të mëhershme, nuk janë gjetur të dhëna online se ekziston një kompani me emrin në fjalë apo akronimin, dhe që merret me matje të opinionit publik (shih këtu).

Analiza:

Përmbajtjet që pretendohet të paraqesin rezultate të exit poll-eve, nuk janë të besueshme.

Ato janë publikuar para mbylljes së vendvotimeve, duke shkelur ligjin, dhe nuk japin të dhëna të verifikueshme për kompanitë që kanë realizuar matjet, gjë që i bën informacionet e pakonfirmuar.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere