[email protected]
Shpeshtohen lajmet e rreme për ndryshimin e masave kufizuese
shape
shape
shape

Lajme që pretendojnë rrejshëm për ndryshimin e masave kufizuese të lëvizjes së qytetarëve nga institucionet përgjegjëse në Kosovë, po publikohen dhe shpërndahen në numër të madh gjatë periudhës së fundit nga portale të dyshimta.

Edhe sot, portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull që pretendon se nga dita e hënë do të hiqet ora policore në Kosovë, si dhe gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 22:00.

Ky shkrim përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, pasi që pas verifikimit dhe hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë lajm të tillë të publikuar në mediat kredibile. Gjithashtu, nuk ka asnjë njoftim qoftë nga Ministria e Shëndetësisë, apo Instituti i Shëndetit Publik, si institucione relevante, që masat aktuale të largohen.

Teksti i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

Nga e Hanja hiqet ora poliicore dhe karanttina dhe kafet punojne deri ora..

Nga e Hanja hiqet ora poliicore dhe karanttina dhe kafet punojne deri ora…Sipas te dhenave te fundit tani Erdh si propozim qe ora policore te hiqet se nuk ka me efekt se faza e trete kaloj, dhe tani qe eshte nje ide qe rregullat tani mos te jene edhe shume te ashpraa.

Por kafet dhe restorantet do te punojne deri ora 22:00, keto jane detajet e supozuara nga minsitria, do te shohim perseri ne ditet e ardhshme se cfare do te ndodhe, shkruan ditorja.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/4369?fbclid=IwAR2Nk3uLbPOZoPxCrBFXeSbA7AtscE3cZ4cvtABXDwjbFIjYC8AeZSO52JA

https://gjithckafresh.info/news/4369?fbclid=IwAR2Nk3uLbPOZoPxCrBFXeSbA7AtscE3cZ4cvtABXDwjbFIjYC8AeZSO52JA

Lajme të ngjashme, hibrid.info ka arritur t’i trajtojë disa herë përmes procesit të kontrollit të fakteve, të cilat kanë rezultuar të jenë të rreme. Më poshtë janë dy nga shembujt e lajmeve të tilla të rreme që janë trajtuar hibrid.info.


Analiza:

Lajme të tilla publikohen dhe ri-publikohen shumë shpesh nga portalet e dyshimta, e që si pasojë e tyre dezinformohet një numër i madh i lexuesve, meqenëse njoftojnë rrejshëm për heqjen e kufizimeve të lëvizjes.

Njëjtë edhe artikulli i fundit i publikuar nga “gjithçkafresh.info lidhur me largimin e masave anti-covid përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Pas procesit të kontrollit të fakteve bërë nga hibrid.info, ky lajm rezulton të jetë “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others