[email protected]
Artikull me përmbajtje të rreme për lirim të masave anti-covid në Kosovë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Fjalët.com” ka publikuar një artikull në të cilin pretendohet se nga dita e premte do të largohet ora policore në Kosovë, si dhe do të zgjatet orari i punës për sektorin e gastronomisë.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme, i cili është trilluar tërësisht nga ky portal i dyshimtë.

Në përmbajtjen e artikullit në fjalë nuk figuron asnjë deklaratë nga ndonjë zyrtar apo institucion përkatës.

Teksti i artikullit të publikuar në “Fjalët.com”:

URIME:Nga e Premtja hiqet ora policore dhe karantina dhe kafet punojne deri ora 22:00

Erdh si propozim qe ora policore te hiqet se nuk ka me efekt se faza e trete kaloj. Por kafet dhe restorantet do te punojne deri ora 22:00 por shiko me posht intervisten e ministrit qka propozoj shiko videon me posht dhe hap

Vegëza e artikullit të publikuar në “Fjalët.com”:

https://fjalet.com/bz/2020/11/29/urimenga-e-premtja-hiqet-ora-policore-dhe-karantina-dhe-kafet-punojne-deri-ora-2200/?fbclid=IwAR3t3TFjWPa02WTSAoR3SBsFgFG3vPLNMSo_URoGNSQOeVuXEtPQ7tw9lkc


Kujtojmë që gjatë ditës së sotme (30 nëntor), ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik (IKSHPK), ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-COVID, duke parë se numri i vdekjeve dhe personave të infektuar është duke u rritur. Mirëpo, në këtë njoftim të Zemajt, nuk është përmendur asnjëherë lirimi i masave anti-covid, ashtu siç pretendohet në artikullin e “Fjalët.com”.

Vegëzat e artikullit me njoftimin e Zemajt për takimin që do të mbahet me përfaqësuesit zyrtar të IKSHPK-së për masat e reja anti-covid:

https://lajmi.net/ministri-zemaj-na-paralajmeron-per-mbyllje-totale/

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1440299/ministri-zemaj-na-paralajmeron-per-mbyllje-totale/


Analiza:

Artikulli nga “Fjalët.com” përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Lajme të tilla bëhen qëllimshëm për të tërhequr lexuesin, ndërsa me anë të klikimeve të marra nga rrjetet sociale, këto portale të dyshimta përfitojnë materialisht. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others