[email protected]
Ri-publikohet pretendimi i rremë se “Kosova po planifikon blerjen e 300 transporterëve dhe 100 tankeve”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull “Miliona euro investime për Ushtrinë E Kosovës: Planifikohet blerja e 300 transporterëve dhe 100 tankeve”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se ky artikull është i vjetër, i cili u publikua me datë 30 tetor 2018 nga mediumi serb “Informer.rs”.

Ky pretendim i këtij mediumi serb nuk është bazuar në asnjë fakt, por vetëm thotë që Shtetet e Bashkuara i kanë lejuar shqiptarët e Kosovës të ndërtojnë ushtri dhe të blejnë armë për 300 milionë euro.

Pra, portali i dyshimtë “albasky.com” e ka publikuar këtë artikull të vjetër të mediumit serb “Informer.rs”, i cili nuk e bazon në asnjë fakt pretendimin e bërë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/miliona-euro-investime-per-ushtrine-e-kosoves-planifikohet-blerja-e-300-transportereve-dhe-100-tankeve-2/?fbclid=IwAR1OkuQiZ7gE32tN81qD1LLkuVYBK3xhQfi7bTsmat-glAnbwFWCNveU9iM

Pjesë nga artikulli i publikuar në vitin 2018 nga mediumi online  serb “Informer.rs”:

Shtetet e Bashkuara i kanë lejuar shqiptarët e Kosovës të ndërtojnë ushtri dhe të blejnë armë për 300 milionë euro

Në tre vitet e ardhshme, autoritetet në Prishtinë, selia e të vetëshpallurit “Republika e Kosovës”, do të blejnë armë në vlerë prej 300 milionë euro për ushtrinë e tyre.

Kujtojmë se çmimi i tankeve të përdorura dhe transportuesve të blinduar varion nga gjysmë milioni deri në tre milionë dollarë. Në të njëjtën kohë, armët antitank dhe pajisjet e tjera ushtarake janë shumë më të lira dhe mund të blihen me një çmim të volitshëm nga ish-republikat sovjetike, por edhe nga vendet e NATO-s që duan të heqin qafe armët, burimet e diellit të të cilëve po mbarojnë, ose janë thjesht të vjetruara.

Planet për blerjen e armëve u bënë të ditura menjëherë pas miratimit të ligjit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila do të përbëhet nga 5000 ushtarë dhe thuhet se do të jetë “shumëkombëshe”.

Vegëzën e artikullit të publikuar në mediumin serb “Informer.rs” mund ta gjeni këtu.


Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka gjetur se artikulli i vitit 2018 i publikuar nga “Informer.rs”, është shpërndarë edhe në disa media online në Kosovë.

Portalet si “Ballkani.info” dhe “Botasot.info” e kanë publikuar këtë artikull me datë 28 dhe 29 gusht të vitit 2021. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të fakteve, rezulton se ky pretendim i mediumit serb “Informer.rs”, i bërë në artikullin e publikuar në vitin 2018, përveç që është i pabazuar në fakte, ai bie ndeshë edhe me ecurinë e ngjarjeve në vitet pasuese.

Buxheti i dedikuar për FSK-në, pas miratimit të Ligjit të Ministrisë së Mbrojtjes në tetor të vitit 2018, nuk ka kaluar 300 milionë euro, duke përfshirë të gjitha vitet (2019, 2020, 2021) pasuese (shih këtu).

Për më tepër, edhe planifikimi i bërë qysh atëherë për rritjen e buxhetit të dedikuar për këtë institucion, nuk parashihej të kapë shifrën 300 milionë euro, siç pretendohej (shih këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një lajm të vjetër të vitit 2018 të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një pretendim i rremë i mediumit online serb “Informer.rs”, i cili atëkohë thoshte që Shtetet e Bashkuara i kanë lejuar shqiptarët e Kosovës të ndërtojnë ushtri dhe të blejnë armë për 300 milionë euro. Mirëpo, ky pretendim nuk bazohet në asnjë fakt.

Megjithatë, këtë lajm të mediumit serb e kanë publikuar edhe disa media online në Kosovë me datë “28 dhe 29 gusht të vitit 2021.

Bazuar në kontrollin e fakteve, rezulton se pretendimet e bëra nga mediumi serb, përveç që nuk ishin të bazuara, ato u dëshmuan edhe si të rreme, bazuar në zhvillimet e më vonshme.

Përveç që një artikull i tillë u dëshmua që paraqet pretendim të rremë, i njëjti vazhdon të publikohet nga portale të dyshimta, që publikojnë e shpërndajnë përmbajtje në gjuhën shqipe. Ky ri-publikim i këtij pretendimi të rremë, sipas metodologjisë së punës së hibrid.info, merr vlerësimin si “Transmetim i lajmeve të rreme”.


Arsyetimi:

Ky vlerësim u jepet raporteve të mediave në të cilat transmetohet përmbajtja origjinale e një mediumi tjetër, i cili përmban një lajm të rremë. Vlerësimi jepet vetëm për transmetimin e përmbajtjes që kategorizohet si lajm i rremë.

Share With Others