Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Daçiq pretendon rrejshëm se video e publikuar nga Sveçla ku shihet Radojçiq, nuk është e asaj dite

FESTIM RIZANAJ

Në emisionin televiziv “Takovska 10” të titulluar “Banjska dhe pasojat” të transmetuar në televizionin publik serb “RTS” dje (26 shtator), ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka hedhur pretendimin se videoja ku shihet Milan Radojçiq brenda Manastirit në Banjskë, e cila është publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, “nuk ishte e ditës së incidentit”.

Daçiq, duke komentuar videon e publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ku shihet Milan Radojçiq në Manastirin e Banjskës, pas pyetjes së bërë nga gazetarja, tha se “fakti që kishte edhe borë, tregon se incizimi padyshim nuk është nga ajo ditë” në video.

Pas verifikimit të fakteve dhe analizimit të videove të publikuara nuk shihen gjurmë të borës së pretenduar.

Vegëza e emisionit e publikuar në “RTS” (nga min, 14:20-14:36):


Kryediplomati serb, duke pretenduar se kishte borë atë ditë, pretendon se incizimi nuk i përket asaj dite.

Në bazë të videos së publikuar ku shihet Radojçiq brenda oborrit të manastirit të Banjskës, nuk shihet të ketë pasur gjurmë të borës së rënë, por vërehet toka e lagur nga shiu dhe kur nga bimësia duket se është fillimi i vjeshtës. (këtu)

Edhe në platformat online për parashikimin e motit bëhet e ditur se në Zveçan në datë 24 shtator ka pasur reshje shiu, dhe jo për një periudhë të gjatë. (këtu)


Analiza:

Faktet tregojnë se pretendimi ministrit Daçiq se incizimi ku shihet Radojçiq nuk ishte i asaj dite, duke pretenduar se shihet borë, nuk qëndron.

Në pamjet e publikuar vërehet vetëm toka e lagur nga shiu, dhe paraprakisht dihet se kishte reshje shiu në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e konsideron si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere