Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Shteti i Floridas nuk planifikon t’i ndalojë vaksinat kundër Covid-19

HIBRID

“Investiguesi Shkrimor”, një llogari me përmbajtje propaganduese në gjuhën shqipe në Facebook, ka publikuar dje (24 gusht) një postim ku pretendohet se ‘Ligjvënësit në Florida kanë njoftuar planet për të përcaktuar zyrtarisht vaksinat mRNA Covid si “armë bio’ që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.”.


Postimi është shoqëruar edhe me një video-material marrë nga “CBS12”, televizion amerikan në shtetin e Floridas – SHBA, në studion e të cilit diskutohet pretendimi i shfaqur nga llogaria e lartcekur.

Megjithatë, hibrid.info ka gjetur se pretendimi nga kjo faqe është i pasaktë. Në bazë të gjetjeve është bërë e qartë se bëhet fjalë për kërkesë nga disa anëtarë të Partisë Republikane nga qarku Lee (vend në shtetin e Floridas), për ndalimin e këtyre vaksinave dhe jo nga ligjvënësit e këtij shteti, siç pretendohet në artikull.


Vegëza e postimit të publikuar nga llogaria “Investiguesi Shkrimor”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid06b8Fr9w5d8tiAKvmu5u8wJFDGbrjpmjjnqkUuef9XmTULzkEa8W6Lvs8CDDjMHQTl&id=100092945134138


Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur artikull nga “winknews.com” ku tregohet për rezolutën jo detyruese mbi kërkesën për ndalimin e vaksinave, miratuar brenda Komitetit Ekzekutiv të Partisë Republikane të Qarkut Lee, e cila i është dërguar Ron DeSantis, guvernator i shtetit të Floridas. (shih këtu)


Po ashtu edhe në video-materialin e shoqëruar postimit të “Investiguesi Shkrimor”, tregohet se bëhet fjalë për kërkesë nga Partia Republikane e qarkut Lee, të ndalimit të vaksinave në Florida.

Pretendimet se shteti i Floridas do t’i ndalojë vaksinat kundër Covid-19, si armë bio, janë kontrolluar dhe hedhur poshtë edhe nga kontrollues faktesh të huaj (FullFact.com, Snopes.com dhe Politifact.com), gjë e cila është theksuar edhe nga “Facebook” në postimin e publikuar nga “Investiguesi Shkrimor” si pjesë e përpjekjeve të “Meta”, për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformatat.


Analiza:

Llogaria me përmbajtje propaganduese në gjuhën shqipe në Facebook, me emrin “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar një postim ku pretendohet për planet e ligjvënësve të shtetit të Floridas, për ndalimin e vaksinave në këtë vend.

Por që hibrid.info, duke u bazuar edhe në verifikimin e kontrolluesve të tjerë të fakteve, ka vërtetuar se bëhet fjalë për kërkesë për ndalimin e vaksinave nga Partia Republikane në atë qark.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si dezinformatë.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere