Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk ka fakte për të pretenduar se mbishkrimi UÇK është bërë si kërcënim për dëbim të serbëve

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (6 gusht) artikuj në lidhje me mbishkrimin “UÇK” në objektin shëndetësor në fshatin Suhodoll afër Mitrovicës së Veriut.

Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila rastin e interpreton si një provokim dhe presion tjetër dhe për, siç thonë ata, frikësim ndaj të cilit janë të ekspozuar pothuajse çdo ditë banorët serbë.

Edhe pse nuk dihet se kush është kryesi i veprës, ky institucion serb pretendon pa fakte se ky veprim po bëhet me qëllim të frikësimit të serbëve me synim largimit e tyre nga Kosova.

Vegëza e artikujve të publikuar në disa media në gjuhën serbe:

https://www.kurir.rs/vesti/politika/4213710/grafitima-uck-zastrasuju-srbe-kancelarija-za-kim-svima-jasno-ko-izaziva-provokacije-i-sukobe-cilj-progon-srba

https://informer.rs/vesti/politika/817750/svima-jasno-ko-izaziva-provokacije-i-sukobe-cilj-progon-srba-oglasila-se-kancelarija-za-kim

https://www.alo.rs/vesti/kim/791747/oglasili-se-iz-kancelarije-za-kim-cilj-je-progon-srba/vest

Vegëza e deklaratës së Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://www.kim.gov.rs/v5257.php

Pjesë të artikullit të publikuar në mediat serbe:

Serbët e këtij fshati u shqetësuan nga ky sulm antiqytetërues ndaj një objekti shëndetësor, i cili edhe më tej ngjall frikë te populli serb në situatën tashmë të nxehur në veri të Kosovës dhe Metohisë.

Është e qartë për të gjithë se kush provokon provokime dhe inicion konflikte dhe kush është fajtori i vetëm për incidentet dhe sulmet ndaj serbëve në Kosovë, dhe çdo incident ndodh para Policisë së Kosovës të Kurtit, e cila është në veri për të përndjekur serbët dhe për të mbyllur sytë. ndaj sulmeve etnike.


Zyra për Kosovën nuk ofron të dhëna faktike për kryesit e veprës edhe pse pretendon pa bazë se kjo po bëhet më qëllim të frikësimit të serbëve me synim dëbimin e tyre nga vendbanimet.

Pra, duke u bazuar vetëm në këtë mbishkrim, të cilin nuk dihet se kush e ka shkruar, kjo zyre ka krijuar një teori të pa bazuar në asnjë fakt “se shqiptarët po rrezikojnë sigurinë dhe po i frikësojnë serbët me qëllim të dëbimit të tyre nga Kosova”.

Pretendime të tilla të pa bazuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pasur edhe më herët të cilat i ka trajtuar hibrid.info. (këtu, këtu, këtu)


Analiza:

Mediumet në gjuhën serbe kanë publikuar deklaratën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në lidhje me mbishkrimin UÇK në objektin shëndetësor në fshatin Suhodoll.

Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, për të cilin nuk ofron fakte konkrete. Pra pretendimi se ky veprim po bëhet me qëllim të largimit të serbëve nga vendbanimet e tyre, nuk është i bazuar në fakte arguemtuese. Nuk ka fakte që dëshmojnë kryersit e këtij veprimi.

Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere