[email protected]
Shtimi i lëvizjeve të KFOR-it në vend nuk ka të bëjë me situatën në veri, siç pretendohet
shape
shape
shape

Disa portale informative kanë publikuar dje (16 gusht) një artikull me titull “Veriu ende në krizë, KFOR po bëhet gati…”.

Artikulli ka të bëjë me një njoftim për media të KFOR-it, në të cilin bëhet e ditur për rritjen e lëvizjes së trupave dhe automjeteve të këtyre forcave brenda territorit të Kosovës.

Por që hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se këto lëvizje të KFOR-it, nuk kanë të bëjnë me arsyetimin e pretenduar të titullit të këtyre artikujve, në të cilin le të kuptohet se veprimi i KFOR-it ndërlidhet me situatën në veri.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “tesheshi.com” dhe “kercova.net”:

https://kercova.net/2023/08/16/veriu-ende-ne-krize-kfor-po-behet-gati/

hibrid.info pas hulumtimit ka arritur të gjejë njoftimin e KFOR-it të datës 16 gusht, ku tregohen arsyet për rritjen e lëvizjes së trupave dhe automjeteve të këtij misioni ushtarak në Kosovë (shih këtu).

Njoftimi për media i KFOR-it:

“Në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës, për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve.

 Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren

Derisa këto stërvitje do të mbahen në atë mënyrë që të minimizohet shqetësimi dhe ndikimi te popullata lokale, është e mundur që të ketë ngarkesa të trafikut dhe të vërehen lëvizjet e ushtarëve.

Për këtë, KFOR-i këshillon gjithë shoferët që të kenë veçanërisht vëmendje nëse janë afër kolonave të automjeteve ushtarake.”


Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se arsyet mbi këto lëvizje janë procedura normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve si dhe për shkak të stërvitjeve.

Po ashtu në njoftimin e KFOR-it paralajmërohet edhe për ngarkesa në komunikacion si shkak i rritjes së lëvizjeve së trupave dhe automjeteve, me çka edhe i bën apel për kujdes shoferëve në rast se do gjinden në prani të kolonave ushtarake, gjë cila dëshmon për mos-ndërlidhshmërinë e këtyre veprimeve të KFOR me situatën në veri.

Po ashtu hibrid.info ka gjetur artikuj edhe nga mediat tjera në gjuhën shqipe ku sqarohet njoftimi i misionit të NATO-së në Kosovë (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Disa portale informative kanë publikuar një artikull në titullin e së cilës pretendohet se lëvizjet e shtuara të trupave dhe automjeteve të KFOR brenda Kosovës, ndërlidhen me situatën në veri të vendit.

Por që hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se arsyet mbi këto veprime kanë të bëjnë me procedura së zakonshme të dorëzimit të kontingjenteve, të cilat nuk janë në korrelacion me atë se çka ndodh në veri të Kosovës 

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others