[email protected]
Media në serbisht pretendon pa fakte se 5 personat e arrestuar, planifikonin sulme ndaj KFOR-it
shape
shape
shape

Në një artikull të portalit në gjuhen serbe “Kosovoonline.com” është publikuar një artikull përmes së cilit pretendohet se 5 personat e arrestuar sot në Kosovë, të dyshuar për veprimtari terroriste, kishin planifikuar një sulm kundër pranisë ndërkombëtare në vend.

Mediumi në fjalë, pretendimin e bazon në një pohim të analistit nga Bosnja e Hercegovina (BeH), Dzevad Galijasevic, të cilit ky medium i referohet si ekspert i sigurisë. Në analizën e tij, Galijasevic pretendon pa ndonjë argument se këta 5 persona të arrestuar.

Këtë pretendim, Galijasevic është munduar ta argumentojë se planifikimi i këtij grupi që të sulmojë ushtarët e KFOR-it, mund të vërehet në armët e konfiskuara.

Deklarata e Dzevad Galijasevic dhënë për mediumin serb “Kosovo-online.com”, i përkthyer në gjuhën shqipe:

Ky grup ka rënë pasi që kanë planifikuar sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it, kjo mund të vërehet në armët e konfiskuara.

Situata në Kosovë është padyshim e rrezikshme, kryesisht për pakicën serbe. Në Kosovë, terrorizmi funksionon në dy drejtime, ka terroristë të ngjashëm të cilët janë stërvitur nga spiunët e ROSU dhe që janë të preferuarit e SHBA, dhe këta pesë të arrestuar bëjnë pjesë në kategorinë e dytë, sepse kishin plane në lidhje me njësitë ushtarake perëndimore.

Këtë grup terroristësh e vendosa në kategorinë e atyre arrestimeve, si kur u arrestuan hoxhallarët në Prishtinë, pra ata që nuk mbështesin praninë perëndimore në këtë zonë. Ajo që Amerika ka bërë në Afganistan mund të jetë një shtysë për këtë grup për të vepruar, dhe unë jam i sigurt se ka më shumë grupe të tilla në përgjithësi në Kosovë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/galijasevic-uhapseni-teroristi-planirali-napade-na-kfor-situacija-opasna-za-srbe-11?fbclid=IwAR1cO9DiVkuRKL-QoL2_5Y5Hqe6hyfPswAQmRIO4_oNFEgfPSAL7ZHq7BTk


Nga kjo përmbajtje, shihet se tendenca për ta argumentuar pretendimin se gjoja ky grup i arrestuar për terrorizëm kishte për qëllim sulmin ndaj ushtarëve, nuk argumentohet me asnjë fakt.

Ndërsa në komunikatën e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, nuk bëhet e qartë për planet e këtij grupi, të cilët dyshohen për përgatitje veprash terroriste. Kjo e hedhë poshtë përpjekjen e këtij analisti nga BeH.

Komunikata e përbashkët e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas një hetimi disa mujorë dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion nga ana e Policisë së Kosovës, respektivisht nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”  nga neni 364  paragrafi 2 i KPRK-së.

PSRK, njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për pesë personat e ndaluar.

Vegëza e komunikatës së përbashkët e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në Facebook:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4557525107641323


Lidhur me arrestimin e këtyre personave, kanë raportuar edhe mediume në gjuhën shqipe, ku në asnjë rast nuk përmendet për planet që kishte ky grup i dyshuar për vepra terroriste. (kliko këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar 5 persona, tek të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Por, lidhur më arrestimin e tyre ka folur analisti nga BeH, Dzevad Galijasevic, i cili ka thënë se ky grup kishte qëllimin që të sulmonte ushtarët e KFOR-it, por këtë pretendim të tij nuk e argumenton me asnjë fakt.

Pretendimet e bëra nga Galijasevic, nuk bazohen në asnjë referencë të vetme, por të gjitha janë të përfolura, duke devijuar burimet. Këtij analisti politik nga BeH në disa raste i referohen edhe si i ekspert i vetëquajtur i sigurisë (kliko këtu).

Bazuar në këtë kontroll të fakteve, ekipi i hibrid.info vendos ta vlerësojë këtë artikull, pretendimet e Galijasevic si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others