[email protected]
Lajmet e rreme mund të krijojnë kujtime të rreme
shape
shape
shape

Votuesit mund të formojnë kujtime të rreme pasi të kenë parë lajme të trilluara, veçanërisht nëse ato histori përputhen me bindjet e tyre politike.

Kështu thuhet në një hulumtim të bërë nga revista “Psychological Science” të kryer këtë muaj, duke iu referuar ngjarjes së referendumit të vitit 2018 për legalizimin e abortit në Irlandë, bazuar në opinionet pro dhe kundër këtij referendumi. Mirëpo hulumtuesit thonë se publikimi i lajmeve të tilla mund të ketë efekt të njëjtë edhe në raste tjera, siç mund të jenë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Në garat politike shumë emocionuese, partiake, të tilla si zgjedhjet presidenciale të SHBA të vitit 2020, votuesit mund të ‘kujtojnë’ histori krejtësisht të trilluara të lajmeve,” thotë autori kryesor Gillian Murphy i University College Cork. “Në veçanti, ata kanë të ngjarë të” kujtojnë “skandalet që kanë reflektim të dobët tek kandidati kundërshtar”.

Studimi është i ri pasi që shqyrton dezinformimin dhe kujtimet e rreme në lidhje me një referendum në botën reale, shpjegon Murphy. Në këtë studim morën pjesë 3,140 votues në internet dhe i pyetën se si kishin planifikuar të votonin në referendum. Më pas, eksperimentuesit testuan pjesëmarrësit përmes transmetimit të gjashtë raporteve të lajmeve, dy prej të cilave ishin histori të sajuara që përshkruanin aktivistët në të dy anët e çështjes duke u përfshirë në sjellje të paligjshme. Pasi i panë ato lajme, pjesëmarrësit u pyetën nëse kishin dëgjuar më parë për ngjarjen e përshkruar; nëse po, ata u deklaruan edhe për kujtimet specifike që ndërlidhen me këto raportime.

Studiuesit më pas informuan votuesit me të drejtë vote se disa nga kronikat që ata i kishin parë, ishin fabrikuar dhe i ftuan pjesëmarrësit të identifikonin ndonjë nga raportet që ata besonin se ishin false. Më në fund, pjesëmarrësit përfunduan një test njohës.

Gati gjysma e të anketuarve u shprehën për të paktën një kujtim që i ngjallin këto kronika dhe të deklaroheshin nëse kishin arritur të gjenin fakte që dëshmojnë se kronikat janë të fabrikuara dhe janë të rreme. Të anketuarit që ishin në favor të legalizimit të abortit arrinin që më shpejtë të identifikonin detaje që tregon për fabrikimin e lajmit, ndërsa ata që ishin kundër, mbanin në mend kryesisht gënjeshtra që përkrahnin idenë e tyre.

“Kjo demonstron lehtësinë me të cilën ne mund të mbjellim këto kujtime tërësisht të trilluara”, thotë Murphy.

Gjatë këtij studimi, kanë kuptuar se efektet psikologjike të lajmeve të rreme janë shumë serioze, pasi që avancimi i teknologjisë po e bënë më të lehtë shpërndarjen e tyre.

“Njerëzit janë të prirur të veprojnë në bazë të kujtimeve të rreme, dhe shpesh herë është e vështirë që ti bindësh ata se një lajm mund të jetë i rremë. Me rritjen e mundësive që lajmet e rreme të duken si kredibile, rritet edhe vështirësia që të bindet audienca për të kundërtën”, thonë studiuesit, pjesëmarrës në këtë raport.

Për këtë arsye, ata propozojnë shkencëtaret e fushës së psikologjisë që të punojnë në drejtim të kualifikimit të punonjësve specifik të kësaj fushe, të cilët do të merreshin me këtë çështje.

(Studim nga Psychological Science)

Share With Others