Të fundit | SMS mashtrues në emër të KRU “Prishtina” Të fundit | Pretendohet pa bazë në titull se një deputet i pakicave i ka thënë PO Kurti… Të fundit | Si u shndërrua paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve në narra… Të fundit | Hibrid.info prezanton raportin mbi chatbot-ët e inteligjencës artificiale n… Të fundit | Deklarata e Kurtit nuk lidhet me protestat kundër projektit në Zvërnec, ajo… Të fundit | Rishikimi i javës: Dezinformata dhe teori konspirative nga zyrtarët dhe med… Të fundit | Narrativë e pabazë nga Gouillon “për vuajtje të serbëve të Kosovës për shka… Të fundit | Paralajmërimi i zvogëlimit të trupave të KFOR-it interpretohet pabazë si kë… Të fundit | Me fotografi nga trajtimi i ushtarëve të UÇK-së pretendohet rrejshëm për “s… Të fundit | Takimi Kurti-Barbano përdoret për të ngritur pretendime të pabazuara për ba…
[ ARTIKULLI ]

Kompanitë e “Big Tech” i bashkohen BE-së për luftimin e dezinformimit

HIBRID

Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë janë të vendosura të nënshkruajnë një version të përditësuar të kodit kundër dezinformimit të BE-së, me vendet evropiane që po kërkojnë mënyra për të goditur në mënyrë më efektive grupet që përhapin propagandë dhe lajme të rreme përmes platformave online.

Facebook, Twitter, Google, Microsoft dhe TikTok janë ndër të parat që po përgatiten t’i bashkohen “regjimit” të ri të BE-së, duke bërë lëshime kyçe mbi të dhënat që ata janë të gatshëm të ndajnë me vendet individuale për përpjekjet për të trajtuar dezinformimin.

Lëvizja përfaqëson përpjekjen e fundit për të frenuar fuqinë e kompanive, të njohura ndryshe edhe si “Big Tech”, me BE-në në ballë të një avancimit rregullimit global në platformat e internetit që janë bërë vendimtare për mënyrën se si miliarda njerëz marrin lajme dhe informacion.

Sipas një raporti konfidencial të parë nga Financial Times, një “kod praktik mbi dezinformimin” i përditësuar do t’i detyrojë platformat e teknologjisë të zbulojnë se si po heqin, bllokojnë ose frenojnë përmbajtjet e dëmshme në reklama dhe në promovimin e përmbajtjes.

Platformat online do të duhet të kundërshtojnë “dezinformimin e dëmshëm” duke zhvilluar mjete dhe partneritete me kontrollues faktesh që mund të përfshijnë heqjen e propagandës, por edhe përfshirjen e “treguesve të besueshmërisë” në informacionin e verifikuar në mënyrë të pavarur për çështje si lufta në Ukrainë dhe pandeminë Covid-19.

Por çka është më e rëndësishmja, grupet e mëdha të teknologjisë do të detyrohen gjithashtu të ofrojnë një përmbledhje të përpjekjeve të tyre në shtetet veç e veç, në vend që të ofrojnë vetëm të dhëna globale ose evropiane siç bëjnë aktualisht.

Kjo lëvizje është rezistuar më parë nga kompanitë e teknologjisë, por rregullatorët kombëtarë kanë kërkuar të dhëna më specifike në mënyrë që të mund të synojnë më mirë ata që përhapin dezinformata brenda vendeve të veçanta.

Věra Jourová, zëvendëspresidentja e BE-së për vlerat dhe transparencën e ngarkuar me kodin, tha se “për t’iu përgjigjur dezinformatave në mënyrë efektive, ka nevojë për të dhëna specifike për vendin dhe gjuhën. Ne e dimë se dezinformimi është i ndryshëm në çdo vend dhe platformat e mëdha tani do të duhet të ofrojnë të dhëna kuptimplote që do të lejonin të kuptonin më mirë situatën në nivel vendi”.

(Më shumë informacione gjenden në artikullin e Financial Times, i disponueshëm në anglisht)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere