Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Si të dallojmë fenomenin “DeepFake”

HIBRID

Ju nuk keni nevojë të bëheni një ekspert “deepfake” për të dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që është e rreme.

Këtu janë disa këshilla:

1. Ngadalësoni dhe shikoni përsëri. Mendoni para se të ndani. Pyesni veten: A mund të jetë vërtet e vërtetë kjo? A do të prisnit që kjo të ndodhte? Nëse nuk jeni të sigurt, mos e shpërndani.

2. Bëni një kontroll të shpejtë për të parë nëse mund të gjeni të njëjtën histori ose tregim nga burime të ndryshme dhe të besueshme. Një kërkim i shkurtër në internet për një titull do t’ju japë udhëzime për historinë reale.

3. Gjeni një version tjetër dhe krahasoni. Nëse nuk i besoni një pretendimi, një imazhi ose një videoje, atëherë përshkruani atë në një kërkim në Google ose DuckDuckGo, gjeni një version tjetër dhe më pas krahasoni të dy versionet. Ju mund të përdorni një kërkim standard në internet për këtë ose të provoni një kërkim të kundërt të imazhit.

4. Kontrolloni për dhuratat “giveaway” e njohura të deepfake: Një fytyrë krejtësisht simetrike; vathë të papërshtatshëm ose korniza xhami; forma të pazakonta të veshëve, hundës dhe dhëmbëve; humbja e kontrastit; mospërputhje në zonën e qafës, flokëve ose gishtave që nuk janë të lidhur.

Ndonjëherë do t’ju duhet të shikoni një video kornizë për kornizë për të zbuluar këto mospërputhje. Ju mund ta bëni këtë me një luajtës lokal video (për shembull VLC) ose në internet me watchframebyframe.com .

5. Zmadhoni lëvizjet e gojës dhe buzëve dhe krahasoni ato me sjelljen tuaj njerëzore për të zbuluar sinkronizimin e buzëve. Si duhet të duket një gojë kur lëshon një tingull të caktuar?

Me të gjithë këta hapa të përmendur lartë ju nuk do të lejoni vetën që të bieni pre e mashtrimeve që qarkullojnë në internet.


Artikulli i plotë nga Deutsche Welle

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere