Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

SMS që bën thirrje për të klikuar një vegëz nuk u dërgua nga Posta e Kosovës, është mashtrim

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një mesazh (SMS) iu është dërguar në telefon qytetarëve të Kosovës në të cilin shkruan “Pakoja juaj ka mbërritur në depon tonë. Nuk mund të dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë”.

Përmes këtij SMS-i me emrin e dërguesit “Posta e Kosovës”, bëhet thirrje të klikohet në një vegëz, me arsyetimin që të jepet informacioni i saktë, në mënyrë që brenda 12 orëve të dërgohet porosia. Vegëza në këtë SMS paraqitet si “postakosoves.online”.

Çka nuk shkon me këtë SMS?

Pas verifikimit nga hibrid.info, u vërtetua se numri që ka dërguar këtë mesazh në telefon ka prefiksin +60 që i takon shtetit të Malajzisë. Ndërsa, vegëza e paraqitur në SMS është e dyshimtë dhe nuk është ueb-faqja zyrtare e Postës së Kosovës.

SMS i dërguar nga numri me prefiksin + 60:

Posta e Kosovës: Pakoja juaj ka mbërritur në depon tonë. Nuk mund të dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë. Ne do të dorëzojmë brenda 12 orëve pasi të keni futur informacionin e saktë.

https://postakosoves.online

(Përgjigjuni Y, më pas dilni nga SMS dhe hapeni sërish për të aktivizuar lidhjen ose kopjoni lidhjen dhe hapeni në shfletuesin tuaj)


Çka gjeti hibrid.info?

Gjetjet tregojnë se prefiksi i numrit që ka dërguar këtë SMS i takon shtetit të Malajzisë. (shih këtu)

Po ashtu, hibrid.info, duke përdorur platformat për verifikim të ueb-faqeve “pr-cy.io” dhe “getsafeonline.org”, ka gjetur se vegëza që gjendet në SMS është e dyshimtë dhe në të janë gjetur aktivitete të dyshimta. (shih këtu dhe këtu)


Pas verifikimit, u vërtetua se ueb-faqja zyrtare e Postës së Kosovës nuk e posedon domainin “.online”, siç pretendohet në SMS. Ueb-faqja zyrtare e Postës së Kosovës është “postakosoves.com”. (shih këtu)

Hibrid.info në muajin qershor kishte trajtuar një SMS të ngjashëm, i cili ishte dërguar nga një numër me prefiksin +63 që i takon shtetit të Filipineve. (shih këtu)


Analiza:

Një SMS me prefiks +60 që i takon shtetit të Malajzisë, u ka ardhur disa qytetarëve në telefona me pretendimin se është nga Posta e Kosovës. Në këtë mesazh bëhet thirrje që të klikohet në një vegëz në mënyrë që ta jepen informacione për të pranuar një pako.

Hibrid.info pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, ka gjetur se vegëza e paraqitur në SMS është e dyshimtë dhe se në të janë gjetur aktivitete të dyshimta.

Po ashtu, kjo vegëz na paraqitet me emrin “postakosoves.online” që nuk është ueb-faqja zyrtare e Postës së Kosovës.

Ueb-faqja zyrtare e Postës së Kosovës është “postakosoves.com”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere