[email protected]
Studim i Parlamentit Evropian rreth ndikimit të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
shape
shape
shape

Një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Europian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit është i shpërndarë në të gjitha vendet e këtij rajoni.

Në këtë raport është bërë një hartizim i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimit të dezinformimit varësisht prej shteteve.

Sipas këtij raporti, gjatë hulumtimit në periudhën 2018 deri në 2020, janë zbuluar tre sfida kryesore të dezinformimit: sfidat e jashtme të besueshmërisë së BE; dezinformimi në lidhje me pandeminë COVID-19; dhe ndikimi i dezinformimit në zgjedhje dhe referendume. Ndërsa aktorët e huaj – kryesisht Rusia, por gjithashtu Kina, Turqia, por dhe vendet e tjera në dhe pranë rajonit -shfaqen si ndikues të rëndësishëm në shpërndarje të lajmeve të rreme dhe dezinformimit.

Kur flitet për Kosovën në veçanti, përmendet kryesisht ndikimi ndërkombëtar, marr parasysh statusin që, siç thuhet, statusin e kontestuar. Gjithashtu në raport shkruhet edhe për ndikimin serb dhe propagandën e “Shqipërinë e Madhe”, që shpërndahet në mediat e rajonit që kufizohen me territore të banuara me shqiptar.

Në kontekstin politik, në rastin e Kosovës, përmenden edhe zhvillimet e fundit me rënien e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Europian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e Qeverisë së Albin Kurtit.

“Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).

Ky studim tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020.

Dokumenti shpjegon angazhimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe emërimin e të dërguarit të tij të posaçëm për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

“I frustruar nga ajo që ai e pa si pengesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Grenell si duket aranzhoi që senatori David Perude dhe djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr. të bënin një deklaratë në Tëitter që sugjeronte se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova. Ambasadori Grenell vazhdoi ta mbante këtë kërcënim – i cili nuk ishte bërë nga asnjë zyrtar amerikan – në negociatat me partnerët e koalicionit të Kurtit, duke bërë që të ngrihej një mocion mosbesimi që rrëzoi Qeverinë Kurti. Kjo lëvizje gjerësisht është dënuar në Evropë, përfshirë edhe përmes një demarshi të përbashkët të ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Prishtinë. Ky shembull tregon se si një aktor i huaj ishte në gjendje të prodhonte një kërcënim krejtësisht të trilluar dhe në këtë mënyrë të shtynte drejt ndryshimit të qeverisë”, thuhet në studim.

Më 20 prill, teksa ishte kryeministër në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference online për mediat ndërkombëtare deklaroi se mocionin e mosbesimit LDK-ja e kishte bërë në koordinim me Grenellin, duke argumentuar se qeveria e tij u rrëzua vetëm pse Grenellit po i ngutet “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.

Sipas pretendimeve në këtë dokument, të cilat janë bërë sipas analizës së mediave sociale, si mediat ashtu edhe politikanët u përfshin në këtë fushatë, të cilën studimi i identifikon si “kanale kryesore të dezinformimit në Kosovë”. Në dokument përmenden media të caktuara me ndikim në Kosovë, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe (tani ish) kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Mesazhet në rrjetet sociale që vinin nga Mustafa dhe Veseli, posaçërisht kanë nxitur mashtrimin e aferës Grenell”, thuhet në dokument.

Raporti i plotë i PE-së: https://www.europarl.europa.eu/RegData/etudes/STUD/2020/653621/EXPO_STU(2020)653621_EN.pdf

Share With Others